Në çastet e trysnive të mëdha shpirtërore, njeriu gjithmonë rritet në mënyrë më të dukshme. Ai ndjen një hov të fuqishëm forcash e aftësish. Ne ende dridhemi, ende kemi frikë të ndërmarrim hapin e parë, e megjithatë, rritemi.

Na udhëheqin shkëndijat e frymëzimit. Natyra nuk hedh poshtë asnjë. Edhe nëse mjedisi apo shoqëria na kthen shpinën, ne përsëri mbetemi në shoqërinë e gjithçkaje të gjallë. Ji veç i mirë e i ndjeshëm – dhe do ta arrish të vërtetën e madhe; mbase ajo do të vijë tek ty, jo me anë formulash të ndërlikuara, por nëpërmjet ndjeshmërisë së gëzimit dhe të qetësisë, të cilat, në fund të fundit, përbëjnë vetë thelbin e njohjes. Në qetësinë shpirtërore, njeriu gjen mënçurinë.

Citime nga romani “Një Tragjedi Amerikane”

Njerezit fillojne te te bejne ndere kur shohin se ti qendron pak me lart se ta.

Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk e arrin dot.

C’brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti rron fill i vetem.

Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta…

Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.

Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t’ju matin.

Sa ngadale vinte mbremja, sa ngadale gdhihej mengjesi! Sa e gjate ishte nata! C’psheretima dhe renkime! C’torture nate e dite pa ty…

Ai i qe nenshtruar fatit me gjithe mend e me gjithe zemer. I’u zhduk edhe shpresa e fundit e endrres se tij. Mbaroi gjithcka! Keshtu ndodh kur nata e shuan vezullimin e fundit te muzgut ne horizont.

Njerezit me ndjeshmeri te semure dhe me imagjinate te acaruar, ne rast se mendja e tyre has ne ndonje problem te koklavitur, kane nga caste te tilla: tronditen dhe ndergjegjia e tyre dehat aq sa te pakten perkohesisht marrezija ose lajthitja merr frerin ne dore. Ne te tilla raste vullneti e guximi ikin me nxitim per te ja lene vendin panikut dhe cmendurise se perkohshme. 

Lexo po ashtu:  - Mos do të thotë kjo se Naim Frashëri, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Andon Zako Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, meqë ishin nacionalistë tradicionalë, janë nacionalistë të sëmurë?, - Pjesa e gjashtë e librit “Të vërtetat e vonuara”, nga akademik Rexhep Qosja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *