Grupi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës që njihen si “Ballistët” kanë thënë të martën se do ta jenë prezent në ndeshjen që Kosova e zhvillon me Maqedoninë e Veriut në Shkup në mbështetje të Kosovës

Mesazhi i tifozëve se “Bashkimi bën fuqinë” i ka tërbuar mediet serbe.

“Mondo.rs” ka shkruar se shqiptarët i janë kundërpërgjigjur një takimi që kishin të dielën tifozët e skuadrave maqedonase të cilat vendosën të bashkohen për ta mbështetur Maqedoninë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja gjysmëfinale në kudër të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në 26 mars në Shkup, dhe fituesi do të luajë kundër më të mirës së duelit të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë në finale për kualifikim në “EURO 2020”.

Lexo po ashtu:  Policia demanton propagandën serbe, del me një njoftim publik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *