Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë, derisa ka kritikuar Vjosa Osmanin pasi që e njejta është emëruar u.d e presidentes.

Tërmkolli ka pasur disa kritika për Osmanin, duke thënë se e njëjta po e “shqyen gurmazin”.

“Kryetarja e Kuvendit dhe tani edhe u.d e Presidentit me hipokrizinë më të madhe bën sfilata politike me një post provizor të fituar pa asnjë votë, as qytetare as parlamentare, ajo që me muaj po e “shqyen” gurmazin duke u thirrë në votën e qytetarit”, ka theksuar ajo, duke kritikuar edhe Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

“Në këto dy ditë u godit rëndë shteti i Kosovës, jo veç individët. Reagimi ynë si shtet e qeveri është tërësisht i papranueshëm. Në veçanti roli i Ministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë! Ministri që nuk din se çfarë po ndodhë me Presidentin e vendit dhe të tjerët, nuk din se a ka apo nuk ka akt-akuzë, nuk ka ide për mënyrën se si merren njerëzit nga EULEX-i, bastisjet etj. është thjesht veç një spektator që nuk e njeh punën e tij dhe nuk meriton të jetë aty ku është”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Burri i Vjosa Osmanit reagon pasi LDK-ja po voton për shkarkimin e Osmanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *