Tesla ka rritur çmimet e automjeteve të saj elektrike në SHBA dhe Kinë pasi CEO Elon Musk paralajmëroi për presionin e inflacionit në biznes. Kompania ngriti çmimet e të gjitha modeleve të saj në SHBA. Në Kinë, një version i Model 3 dhe Model Y panë rritje të çmimeve. Është rritja e dytë brenda javës së fundit.

Musk tha në një postim në Twitter në fillim të kësaj jave se Tesla dhe kompania e tij e eksplorimit të hapësirës SpaceX kanë parë “presion të rëndësishëm inflacioni të kohëve të fundit në lëndët e para dhe logjistikën”. Materialet si nikeli, një komponent kyç i baterive të automjeteve elektrike, janë në rritje.

Ndërkohë, një shpërthim i rasteve të Covid në Kinë dhe bllokimet në disa qytete kanë shtuar një sfidë të mëtejshme për zinxhirët e furnizimit tashmë të shtrirë. Komponentët kritikë si gjysmëpërçuesit gjithashtu mbeten në mungesë.

Të martën, faqja e internetit e Tesla në Kinë renditi çmimin fillestar të Model 3 Performance në 367,900 juanë (57,648 dollarë). South China Morning Post raportoi më 10 mars çmimi ishte 349,900 juanë pas një rritjeje të mëparshme atë ditë.

Lexo po ashtu:  Sipas një studimi, vajzat lexojnë më shumë se djemtë

Modeli Y Long Range në Kinë tani kushton 375,900 juanë – nga çmimi i mëparshëm prej 357,900 juanë. Modeli Y Performance aktualisht kushton 417,900 juanë, nga 397,900 juanë më parë. CNBC

Edel Strazimiri / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *