Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar dy udhëzime administrative, ku krijohet mundësia ligjore për ofrimin e testimit për SARS-Cov-2 edhe në institucionet shëndetësor private, krahas në institucionet shëndetësore publike.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot dy udhëzime administrative: Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 -Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 06/2015 Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore”, thuhet në njoftim.

Më nënshkrimin e këtyre dy udhëzimeve të reja krijohet mundësia ligjore për ofrimin e testimit për SARS-Cov-2 edhe në institucionet shëndetësor private, krahas në institucionet shëndetësore publike, thotë MSH.

“Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet që duhet t’i ofrojnë ato, përfshirë hapësirën, pajisjet, llojet e testimeve si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

Lexo po ashtu:  William Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë

Siç thuhet në njoftim, institucionet të cilat do të licencohen për këto lloj testimesh duhet të raportojnë në IKSHPK për llojin e testimeve të kryera, prodhuesin e testeve, instrumentin/aparatin me të cilin është kryer testi si dhe komentimin profesional të rezultatit të testimit nga specialist.

“Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë klinike, lejohen të kryhen edhe Testet serologjike (për detektim të antitrupave/antigjeneve kundër/të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2, udhëzimet kanë përcaktuar edhe mënyrën e aplikimit për institucionet të cilat do të kryejnë testime laboratorike për SARS-Cov-2”, thuhet në fund të njoftimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *