Rreth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë.
Për të dalë në këtë përfundim, studimi i shumëpritur i Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike analizoi një test genetik të përdorur gjërësisht për të testuar rrezikun e kancerit, mbështetur në 21 gjene të lidhura me rishfaqjen e atij të gjirit. 
Të dhënat konfirmuan se, përmes përdorimit të këtij testi për të vlerësuar rrezikun e rishfaqjes së sëmundjes, “shumë gra mund të shmangin trajtimin e fortë, e në këtë rast të panevojshëm me kimioterapi”, thotë autori kryesor i hulumtimit, Dr. Joseph Sparano.

Pjesëtarë të tjerë të ekipit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zbulim, duke kujtuar shqetësimet që ndanin prej kohësh mbi trajtimim me kimioterapi dhe efektet anësore të padëshiruara të tij. Ai i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te femrat nëpër botë.  Qendra ndërkombëtare e Fondeve Kërkimore për Kancerin raportoi 1.7 milionë raste të reja në vitin 2012.

Lexo po ashtu:  Pilula premtuese kundër Covid-19

Për shumë prej grave që i janë nënshtruar kimioterapisë, pasojat kanë qenë dërrmuese, duke nisur nga anemia, dobësimi i ndjeshëm i sistemit imunitar, rënia e flokëve, diarreja, lodhja e skajshme dhe humbja e kujtesës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *