Edhe marrëdhëniet shoqërore, si çdo raport tjetër, kanë karakteristikat e tyre, përfshirë këtu detaje në dukje të parëndësishme, por që tregojnë shumë. Në vijim gjeni disa shenja që shoqja/shoku i/e ngushtë ju urren! 1. Nuk ju komplimentojnë: E dimë, ka njerëz që nuk i kanë qejf komplimentet dhe zakonisht nuk komplimentojnë askënd. Por nëse nuk ju thotë asnjë fjalë të mirë kur ndryshoni modelin apo ngjyrën e flokëve, kur vishni diçka që ju tregon këndshëm apo arrini një sukses në karrierë, ndoshta është shenjë që marrëdhënia juaj nuk është fort e sinqertë.

2. Thotë gjithnjë “Eh, nuk i dihet”: Këta njerëz kanë dëshirën për t’u prishur humorin të tjerëve. Edhe në raste gazmore nuk kursehen për të thënë një fjalë të hidhur. 3. Të gjykon vazhdimisht: Përgjithësisht përpiqet që të të tregojë se ç’duhet të bësh, por gjithnjë duke paragjykuar. Me pak fjalë, gjatë gjithë kohës je në një gjendje të sikletshme. 4. Nuk e ka problem të tregojë sekretet e tua: Edhe pse të konsideron shoqe/shok të ngushtë, nuk e ka problem që sekretet e tua personale t’i ndajë me të tjerët fill sapo i jepet rasti.

Lexo po ashtu:  Pyetja 1-milionëshe: Si mund t’u shpjegohet fëmijëve Coronavirusi?

5. Nuk e ka mendjen fare kur takohet me ty: Të gjithë e shijojmë lundrimin në internet dhe ndodh që ta teprojmë ndonjëherë kur dalim në kafe me dikë, megjithëse zor se mund ta bëjmë gjatë gjithë kohës me shoqen/shokun e ngushtë. Pra, nëse bën sikur ju dëgjon me vëmendje, por qëndron vetëm në telefon, të jeni të bindur se po aktron. 6. Dëshiron që të jetë gjithnjë e para: Më fal, që kur shoqëria është garë “kush e kush të dalë i pari”?! 7. Minimizon problemet e tua: Qofshin problemet më serioze të mundshme, nuk e ka problem të të thotë “E mirë varja, dëgjo ç’më ndodhi mua…”. Kjo është shenjë e një njeriu egoist dhe xheloz në të njëjtën kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *