Vincent Van Gogh vdiq në Auvers-sur-Oise(në Francë) 29 Korrikun e 1890-ës: ekzaktësisht 125 vite te shkuara. Tetë momente interesante për të kujtuar një nga personalitetet magjepsëse të të gjitha kohëve.

  1. Qirinjtë. Për të pikturuar gjatë natës e për të ndriçuar telajon e paletën, Van Gogh vishte shpesh një kapele prej kashte mbushur me qirinj të ndezur. Burime të ndryshme tregojnë ta kenë parë të punojë në disa kafene me veshjen e çuditshme në kokë, dhe qirinjtë e mbërthyer në anën e kapeles ose të fiksuara me disa kapëse.

Zakoni për të pikturuar natën është i njohur në veprat e tija por edhe në disa dëshmi të shkruara. “Shpesh kam përshtypjen që nata është më e gjallë dhe më e pasur me ngjyra sesa dita” mund të lexohet në një letër drejtuar vëllait Theo. Në një hap tjetër të korrespondencës, Vincent tregon që Natë me Yje mbi Rodano / Note Stellata sul Rodano ishte pikturuar natën, “nën një rrymë gazi”, duke iu referuar ndoshta llampës së përdorur për të bërë dritë.

  1. Veshi. Vetprerja e veshit të majtë-shpesh e trajtuar si prova e një çmendurie të hapur – mundet të fshehi në realitet hakmarrjen e një miku. Sipas disa historianëve do të kishte qënë piktori e për disa kohë shoku i dhomës për Vincentin Paul Gaugin-eksperti shpatar- që ia preu një pjesë të lobit (dhe jo veshin e tërë) gjatë njërës prej zënkave të shpeshta.
Lexo po ashtu:  Punonjësit e Microsoft do të punojnë nga shtëpia përgjithnjë

Është teza e mbështetur nga dy historianë të Hamburgut Hans Kaufmann dhe Rita Wildegans, në librin Veshi i Van Gogh-ut, Paul Gauguin dhe pakti i heshtjes  : këta të dy pranojnë si të vërtetë se Van Gogh-u ka treguar pastaj se e ka kryer gjestin vetë  vetëm për të mbuluar Gauguin dhe për ta bindur që të vazhdonte të jetonte me të. Teza është e debatueshme dhe e kundërshtuar nga shumë; rindërtimi i fakteve është akoma  edhe sot i pasigurtë.

  1. Natë me yje. Njëra nga kryeveprat e pikturës më e vlerësuar në botë është pikturuar nga dritarja e një spitali: nga ai i Shën Pol de Mausole, sapo kishte dalë nga Shën Remy, ku Vincenti kërkoi të shërohej në Majin e 1889-ës.

Në të njëjtën periudhë, Van Gogh-u realizoi disa nga veprat e veta më të famshme si Iris dhe Uliveto. Vincent nuk ishte kurrë i kënaqur nga Nata me Yje : “Nuk më thotë asgjë” shkruan në një letër ndaj vëllait.

  1. Varri. Vincent Van Gogh-u fëmijë u rrit duke parë një varr që mbante, gdhendur mbi gurin e varrit, vetë emrin e tij. Aty, pranë kishës së qytetit të Zundert-it, në Hollandë (ku lindi piktori) ishte varrosur vëllai i madh, i lindur i vdekur. Vincent mori të njëjtin emër të të vëllait të vdekur.
  2. Me vonesë. Van Gogh-u filloi të pikturojë vetëm në moshën 27 vjeçare, por ai pati më pas mënyra për të rifituar “Kohën e humbur”, me rreth 900 piktura(si mesatare 2 në javë)dhe 1100 skicime të realizuara para vdekjes së tij, në moshën 37 vjeçe. Para se të tentonte karrierën e pikturës provoi të bëhej mësues dhe tregëtar arti.
  3. E verdhë. E “verdha si Kromi”-një lloj firme piktori që i karakterizon disa piktura të ndryshme të van Gogh-ut, si Girasolio ose La camera di Arles . Me kohën, ky pigment i paqëndrueshëm u venit, dhe ka anuar në kafe. Ta sjellësh në shkëlqimin fillestar nuk është e mundur, thonë ekpsertët. Do të rrezikonte të dëmtonte pikturat në mënyrë të pakthyeshme.
  4. Imagjino. Jeanne Calment, një franceze nga Arles që jetoi 122 vite vdiq në 1997-ën, takoi Vincent Van Gogh-un në 1888, në dyqanin e familjes. E përshkruan si “pisanjos, të veshur keq dhe të pakëndshëm, aspak të sjellshëm dhe të sëmurë”.
  5. Foto. Përveç shumë autoportreteve, mundet të ketë qënë edhe një foto që ravijëzon fytyrën e Van Gogh-ut(shih sipër). Por nëse ajo e vënë në pah të jetë me të vërtetë fytyra e piktorit, është akoma objekt debati. Shkrepja, që daton në1887-ën, është rigjetur nga disa studiues francezë. Van Gogh-u mundet të jetë, sipas disave, i treti në rradhë nga e majta, ndërkohë që në të djathtën ekstreme duket si Gaugin.
Lexo po ashtu:  Samsung raporton fitime rekord

Çështja është se Vincent nuk donte të fotografohej dhe nuk ka portrete të tjera të piktorit në atë moshë që do të lejonin një krahasim. Sipas ekspertëve të Muzeumit të Van Gogh-ut në Amsterdam njeriu në anë nuk do të qe artisti, sepse nuk i ngjan. Fotoja megjithatë u hodh në ankand për 120 mijë euro në Bruksel muajin që shkoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *