Edhe pse pirja e duhanit shkakton rreth 85 për qind të rasteve të kancerit të mushkërive, mijëra jo-duhanpirës, përfshirë edhe duhanpirësit pasivë, vdesin nga sëmundja në botë.

Është thelbësore të njohim më mirë simptomat që do të ndihmonin për të zbuluar më parë sëmundjen dhe për të rritur shanset e shërimit, paralajmërojnë mjekët britanikë në revistën mjekësore “Journal of the Royal Society of Medicine”.

“Ne kemi nevojë për një rritje serioze në ndërgjegjësimin e simptomave që tregojnë këtë sëmundje midis ekspertëve dhe vendimmarrësve në lidhje me politikën shëndetësore, por jo vetëm për simptomat, por edhe për faktorët e tjerë të rrezikut, siç janë ndotësit e hapësirës që janë të pranishme në zonat e brendshme apo të jashtme”, thonë ata.

 Në fakt, shumica e njerëzve që nuk janë duhanpirës shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e tjera dhe kur shfaqen simptomat, ata as nuk mendojnë për mundësinë e kancerit të mushkërive, transmeton KosovaPress.

Këto janë simptomat që nuk duhet të neglizhoni:

Lexo po ashtu:  Sodë buke dhe uthull, largon yndyrën menjëherë

– Kollë që nuk ndalet pas dy deri tre javëve

– Kollitje që përkeqësohet,

– Infeksionet e gjoksit,

– Gjaku në pështymë,

– Dhimbje gjatë frymëmarrjes dhe kollitjes,

– Frymëmarrje e shpeshtë, edhe kur nuk ka shumë aktivitet,

– Lodhje e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë,

– Humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës.– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *