Votimi me postë dhe torturimi përmes (mos) thirrjes me telefonata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka shkaktuar revoltë, zhgënjim dhe pakënaqësi tek mergimtarët shqiptar, shkruan MekuliPress.

Ruzhdi Hajdarii, mërgimtar shqiptar nga Gjermania, i është dashur që të kaloj 200 kilometra, që ta dërgojë votën me postë per në Kosovë.

Ai ka publikuar në Facebook vendin ku ka shkuar për ta dorëzuar votën, si dhe faturën e pagesës. Patrioti, Hajdari, i ka dërguar të fala kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

“T’fala Valdete Dakiqit, që m’detyrove mi bo 200 km veç mu nis vota nesër”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo po ashtu:  Diplomacia 'SHAKE THE TREE' / Kurti: "Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për njohje reciproke, Një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë në diskutimet e ditës së hënë, tash ajo figuron qartë në paragrafin e parë"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *