Në një kohë kur Kina po kalon një “zbutje” të epidemisë, situata nuk duket aspak e mirë në Itali. Vetëm gjatë ditës së djeshme humbën jetën më shumë se 100 persona të infektuar me koronavirus.

Nisur nga shifrat, numri i pacientëve në spitale mbetet shumë i madh. Një mjek nga Bergamo është shprehur së fundmi se situata tashmë është e ngjashme me një fushë beteje, prioritet do t’u jepet atyre që kanë shanse mbijetese.

“Gjithçka vendoset në bazë të moshës dhe gjendjes shëndetësore. Si në të gjitha situatat e luftës.” Kjo përmbledh, sipas tij, me pak fjalë situatën në spitalin e Bergamos.

Në një intervistë me “Corriere della Sera”, drejtuesi i spitalit shpjegon se si pasojë e koronavirusit, sistemi i shëndetit në Lombari ka arritur në një pikë ku mjekët janë detyruar që të vlerësojnë situatën dhe të zgjedhin se kush ka më shumë nevoje për ndihmë.

Mjeku u shpreh:

“Meqenëse, për fat të keq, ka disproporcion midis burimeve spitalore, shtretërve të kujdesit intensiv dhe njerëzve me sëmundje kritike, jo të gjithë janë të intubuar. Zgjedhja bëhet në një dhomë urgjente të përdorur për probleme masive, ku hyjnë vetëm pacientët me Covid-19. Zgjedhja dramatike, bëhet në bazë të moshës, gjendjes së përgjithshme dhe “aftësisë së pacientit për t’u shëruar nga një ndërhyrje në reanimim. Nëse një person midis 80 dhe 95 vjeç ka një insuficiencë serioze të frymëmarrjes, me siguri nuk do të mund të mbijetojë.”

Lexo po ashtu:  Berisha nuk ndalet/ Pas grushtimit shtazarak del në tribunë para protestuesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *