Ish-këshilltarja Speciale e Federica Mogherinit bën sot thirrje për ndërhyrje ushtarake të Europës në Libi. Përmes një shkrimi të publikuar në “Politico”, Nathalie Toçi, aktualisht drejtorer e Istituto Affari Internazionali, apelon për një rol të ri të Europës në një zonë që sipas saj është e ndërlidhur historikisht me kontinentin.

Teksa pranon se sjellja e BE-së në arenën ndërkombëtare është e zhvlerësuar nga moskonsiderimi i vazhdueshëm i zgjidhjeve apo dimensionit ushtarak të politikës.

Me trupa në terren, Europa mund të arrijë shumë dhe gjasat e një rezultati të konfliktit në Libi variojnë nga keq në shumë më keq. Një rezultat i keq do të ishte nëse Rusia dhe Turqia do të arrinin me sukses të impononin një armëpushim të motivuar jo aq nga zgjidhja e situatës, sesa nga krijimi i një krize të konservuar në kufijtë jugorë të NATO-s dhe BE-së. Në fund të fundit këtë ka bërë Moska për dekada në Europën Lindore, ndaj është krejt e arsyeshme që të hamendësosh se kjo mund të ndodhë edhe në Libi.

Një përfundim shumë më i keq do të ishte që të mos kemi asnjë lloj armëpushimi dhe të të lejohet Khlaifa Haftar të vazhdojë kasaphanën i pafrenuar, mbështetur nag Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me shpresën iluzive të një fitoreje përfundimtare ndaj Tirpolit

Ndarja territoriale e Libisë që do të pasonte do të dëmtonte rëndë interesat europiane në terma të migrimit, energjisë dhe sigurisë, shkruan Toçi.

Lexo po ashtu:  Njerëzit fallco janë miqësorë vetëm kur u shkon për shtat

Ajo sugjeron që BE-ja të mbështesë përpjekjet ruso-turke për armëpushim dhe mandej të vendosë prezencë në territor për ta siguruar zbatimin e këtij armëpushimi. Sipas saj çdo debat mbi përfshirjen ushtarake në Libi nuk merr parasysh faktin se çdo lloj politike në raport me këtë vend që nuk parashikon forcën është e destinuar të dështojë. Nga ana tjetër Toçi vë në dukje se është përherë më mirë të bësh diçka, qoftë edhe keq, sesa të mos bësh asgjë.

Me krijimin e një Komisioni Europian gjeopolitik, Presidentja Ursula Von der Leyen i ka dhënë BE-së një narrativë. Tani është koha për veprim, përfundon Toçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *