vlora pdkvlora pdk

Editorial nga MekuliPress

“Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime?
Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”
Kjo është deklarata e gëzueshme, kjo është fjala publike me plot lumturi dhe kënaqësi e Vlora Çitakut, që për mua, nuk ka spjegim e as mirëkuptim.
T’i gëzohesh bombave të terroristëve serb, vetëm e vetëm për me fol diçka në publik kundër Qeverisë, kjo dëshmon se sa në rrezik është qëndrueshmëria e Kosovës si shtet; kjo deklaratë e sajë, kjo fjali e gëzuar e sajë na tregon se sa keq i kemi pasë punët, e sa keq i kemi punët edhe sot, ne, si komb e si shoqëri; jo vetëm nga banditët serbë në Beograd e në Kosovë, por edhe nga opozita e untë dhe e papjekur e Kosovës.
Të nderuar lexues,
Me përdorë terrorizmin serb si argument kundër Kryeministrit tënd, është shkurtëpamësi politike.
Me i përdorë bandat kriminale serbe, që kanë egzistu e janë ushqy në Kosovë që nga sundimi i korruptuar i Vlora Çitakut me shokë, është sëmundje patologjike e deklaratëthënëses.
Me i puthë, me i përqafu, me i dashtë e me i përdorë idetë fashiste të Vuçiqit për me sulmu ‘Qeverin Kurti’ (apo cilëndo Qeveri në pushtetin demokratik), tregon se smira, inati, lakmia, luksi, kariera dhe fama është parësore; Shteti, kombi e populli janë vetëm mjete për qëllimet e tyre për pasuri, karierë, fudullosje, për kokteje me shampanjë, fotografi për instagram e facebbok e për krekosje.
Pse Ti kështu? Pse po e përdorë Ti kallashnikovin, zjarrin dhe bombat serbe për me ndërtu fjalë të rënda publike, znj, Çitaku?
Mendon Ti se vetëm gjinja jote (e rastësishme) të jep të drejtë të ofendosh rendin politik e demokratik? Apo ndoshta, pse Ti je femër, grua/vajzë mendon se ke të drejtë me dalë bukur n’televizion e me prodhu fotografi instagramçe duke vallëzu tango edhe me dreqërit serbë?
Mendon Ti se kinse ‘feminizmi’ yt të mbronë nga përgjegjësia? Mendon Ti se shqiptarët duhet me heshtë sepse ti na qenke femër a? Ti mendon se duhet me mshelë gojën e me kqyrë seri, sepse fakti natyrorë se dikush na qenka grua (apo burrë) mundet me ofendu, me çorientu e me shkaktu panikë në popull, a?
Jo, heshtja në baza gjinore s’ka me ndodhë; kjo s’ka me ndodhë sepse as ‘feminizmi’ e as ‘burrëria’ nuk duhet me u përdorë për qëllime fanatike personale e as për punë t’flliqta.
Jo, sepse shqiptarët (pra dy gjinitë) kanë derdhë shumë gjak; , jo nuk ka me ndodhë heshtja, sepse shqiptaret kanë vujtë e po vuajnë edhe sot;
Jo, jo, jo nuk kalon ky trik djallëzor i Yti.
Të dashur lexues,
Ku është pavarësia intelektuale? Nëse jo intelektuale, ku është pavarësia morale? Pse heshtet nga taborri i opozitës?!
Edhe sa kohë mbeturinat e mesjetës akoma në kokat e politikave tona e në mediat tona?
Mjerim e zhgënjim!
Lexo po ashtu:  Qosja (përsëri) ushqen opinionin publik: Heronjtë e luftës dhe heronjtë e mendjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *