“Ti je mami më e keqe!” Ka shumë fëmijë që ankohen se nënat e tyre janë shumë të rrepta dhe nuk i lejojnë të bëjnë çfarë duan. Në fakt nënat gjithmonë dëshirojnë më të mirën për fëmijët, pavarësisht se ndonjëherë duken më strikte në sytë e tyre. Cilat janë cilësitë e një nëne të rreptë që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve të tyre:

1. I mësoni fëmijët të marrin përgjegjësitë për veprimet që kryejnë
Në jetë çdo veprim ka pasoja dhe fëmijët tuaj do e mësojnë këtë që në moshë të hershme, për të qenë të përgatitur për më vonë.

2. Mbani nën kontroll përdorimin e teknologjisë
Në ditët e sotme, fëmijët dëshirojnë të ekplorojnë sa më shumë gjëra përpara ekranit, të cilat shpesh kanë edhe përmbajtje të papërshtatshme për ta. Një nënë “e rreptë” e mbron fëmijën nga koha e tepërt në internet dhe nga përmbajtjet e padëshiruara.

3. Fëmija mëson se duhet t’i meritojë gjërat që dëshiron
Në vend që t’i blini lodra fëmijës gjatë gjithë kohës, sigurohuni që fëmija të kryejë detyrat e tij e më pas të marrë si shpërblim atë që dëshiron.

Lexo po ashtu:  Blogerja, që udhëton nëpër botë për 10 € në ditë, zbulon se si mund ta bëni edhe ju të njëjtën gjë

4. Mësojnë se bota nuk sillet rreth tyre
Jo gjithmonë që fëmijët zemërohen duhet të veproni siç dëshirojnë ata. Mungesa e vëmendjes së tepruar do t’i bëjë të kuptojnë se po veprojnë gabim.

5. Mësojnë të ndihmojnë në punë shtëpie
Duke filluar nga punë të thjeshta të pështatshme për moshën e tyre, ata mësojnë të japin kontributin në shtëpi.

6. Respektojnë oraret e gjumit
Gjumi i rehatshëm dhe plotësimi i orareve të duhura ndikon drejtpërdrejt në një jetë të shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve.

7. Nuk ndjek modelet e prindërve të tjerë
Fëmijët gjithmonë do të bëjnë krahasime dhe do të ankohen se prindërit e shokëve të tyre janë më të butë se ju. Por një nënë “e rreptë” nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj.

8. Bëni më të mirën për ta, edhe nëse nuk u pëlqen
Fëmija juaj nuk i pëlqen shumë gjëra që janë të mira për ta, si ngrënia e perimeve. Por nëse ju jeni e vendosur ata do të ndjekin udhëzimet që i garantojnë një jetë të shëndetshme pavarësisht nëse u pëlqen apo jo./Burimi: për Nënat/

Lexo po ashtu:  Hetem Ramadani: Largojini menjëherë nga frigoriferi, këto ushqime shkaktojnë kancerin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *