Joan Lluís Vives (Latinisht: Ioannes Lodovicus Vives ishte një studiues spanjoll (Valencian) dhe Humanist që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Hollandën Jugore. Besimet e tij për shpirtin, vrojtimet në praktikën e hershme mjekësore dhe perspektivën mbi emocionet, kujtesën dhe mësimin i dhanë atij titullin e “babait” të psikologjisë moderne. Vives ishte i pari që hodhi dritë mbi disa ide kryesore që përcaktuan se si ne e perceptojmë sot psikologjinë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi mbledhur një koleksion me thëniet më të goditura të tij:

T’i përgjigjesh ofendimit me ofendim është si të pastrosh baltën me baltë.

Nga jeta ashtu si nga gostia, është mirë që të mos ikësh as i etur as i dehur.

Të shkruash do të thotë të shndërrosh në para çastet e tua më të këqija.

Sa më shumë të arrihet të shikohet pas, aq më shumë do të arrihet të shikohet para.

Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.

Lexo po ashtu:  Këshillat e një mësuesi të moshuar: Ja se si t’i bëni fëmijët t’i duan librat…

Disave, kur u bie zilja e ndërgjegjes, bëjnë sikur nuk janë në shtëpi.

Torturimi i demit për kënaqësi është më shumë se tortura ndaj një kafshe, është të torturosh një ndërgjegje.

Ashtu si të gjithë gjërat metafizike, harmonia mes mendimit e realitetit duhet të gjendet në gramatikën e gjuhës.

Po të dije se ç’të bën tërbimi, do t’ia mbathje prej tij si prej helmit më të keq.

Do të studioj derisa të mos kuptoj më se çfarë studioj.

Është veprim me mend të mbash sekretin tënd, dhe është marrëzi të mendosh se do t’a mbajë tjetërkush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *