Nismat e Richard Grenell për ripërtëritjen e linjave ajrore dhe qarkullimit hekurudhor mes Beogradit e Prishtinës kanë një synim politik të qartë- SHBA’ja dëshiron që shqiptarët sa më parë të pranojnë kompromisin, e Serbia ta pranojë Kosovën, vlerëson hulumtuesi në forumin gjeopolitik të Universitetit të Cambridge e ish diplomati britanik në Ballkan, Timothy Less.

Brukseli, thotë Less, tani për tani nuk ka çka të i ofrojë as njërit e as tjetrit. Ai konsideron se përkundër nismave diplomatike, përfshirë edhe ato që i kthejnë dy palët në tavolinën e negociatave, zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk duket të jetë afër njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Nisma e ripërtëritje së linjave të komunikacionit mes Serbisë e Kosovës është shprehje e dëshirës së SHBA’së që të ndikojnë në zgjidhjen përfundimtare të Kosovës. Ky është një hap i vogël në procesin të cilin SHBA’të shpresojnë se do të sjellë heqjen e taksave të Prishtinës, kthimin e negociatave rreth statusit të Kosovës dhe arritjes së marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës, nën kushtet ku Serbia do të pranonte Kosovën” shpjegon Less.
Timothy Less mendon se presidenti i Serbisë , Aleksandar Vucic, nismën e Grenell e sheh si gjasë që të hiqet taksa dhe që koncepti i tij për një zonë ekonomike të ballkanit me Serbinë në qendër të jetësohet, si dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me SHBA’në, e cila i duhet thotë Less, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke respektuar parakushteve të tij.

Lexo po ashtu:  “Sikur të banonte Perëndia në Tokë, njerëzit me siguri do t’ia thyenin të gjitha dritaret”, urtësi hebraike

Nga ana tjetër, vazhdon Less, Hashim Thaçi dëshiron që të konfirmoj rolin e tij si përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës në dialog me Beogradin, duke pasur parasysh kërcënimet e Albin Kurtit që ta heqë nga dialogu dhe nga posti i pushtetit në tërësi.

“Nismat e Grenbell nuk mund të bëjnë ndryshime të mëdha në realitet. Ata që udhëtojnë në linjën Beograd-Prishtinë kryesisht janë serbë që jetojnë në Kosovë e udhëtojnë zakonisht me autobusë, posaçërisht ata në veri të lumit Ibër, e të cilët realisht edhe i shmangen Prishtinës”.

I pyetur se si i komenton ato që Grenell ka thënë se Presidenti Amerikan, Donald Trumo nuk do të pranoj që dialogu të zvarritet pa përparim, Less mendon se për presidentin amerikan dhe administratën e tij Kosova është prioritet i ultë dhe pikërisht për këtë Washington nuk do që të harxhoj kohë dhe mund për të, para problemeve më të rëndësishme, siç janë kërcënimi iranian dhe kinez.

“Washington vetëm dëshiron që shqiptarët të pranojnë kompromisin, Serbia të pranoj Kosovën e të dy vendet të anëtarësohen në NATO. SHBA beson se me këtë mënyrë do të forcohen kufijtë në rajon, e të mbyllet brenda orbitës amerikane dhe të neutralizohet ndikimi i Rusisë”.
Duke komentuar rolin e BE’së në dialog, Less konsideron se praktikisht Brukseli është dorëzuar nga dialogu mes Prishtinës e Beogradit që nga viti i kaluar kur e tërhoqi ofertën e tyre për anëtarësim të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Lexo po ashtu:  Kjo është gjuha e katërt që flitet në Zvicër (FOTO)

“Anëtarësimi në BE dhe premtimet, si paqja dhe prosperiteti e gjithçka që Brukseli ka mundur të i ofroj qytetarëve të rajoni në këmbim të pranimit të zgjidhje jo legjitime që në ngjitje të kombeve të ndryshme dhe detyrimi që të ndajnë pushtetet në vende jofunksionale si shumë etnike si BeH dhe Kosova” mendon ai.

Për më tepër, Less thotë se BE’ja mundet shumë pak të i ofroj rajonit përveç parave, dhe është e qartë se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova për pak qindra milionë euro.

I pyetur se si do të rrjedhin ngjarjet tutje rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës, Less thotë se SHBA do të vazhdojë të punojë për të hequr taksën, por edhe nëse të dy palët kthehen në tavolinën e bisedimeve, Less nuk e sheh se ka zgjidhje në të ardhmen e afërt.
Siç thotë ai, shqiptarët e refuzojnë ofertën e “ndarjes në këmbim të njohjes”, derisa nga ana tjetër, nuk ka nxitje në Serbi pasi që BE’ja i mbylli dyert për anëtarësimet e reja.

“Drama kosovare mund të përfundoj vetëm në një mënyrë. Veriu i Kosovës i shkon Serbisë, e jugu Shqipërisë. Të gjithë që i kuptojnë mirë rrethanat politike në rajon do të vijnë deri tek ky përfundim” tha Less.

Lexo po ashtu:  ÇFARË NDODHI PAS TIJ ME TROJET SHQIPTARE? Kongresi i Berlinit, punimet që shembën Shqipërinë

Ai thotë se ky do të jetë roli themelor i Washington “të shtyjë Kosovën që të bashkohet me Shqipërinë”, pasi “Prishtuina nuk do që të pranoj kushtin e Serbisë për ndarje, e pa ndarje përgjatë rrjedhës së lumit Ibër pranimi nuk do të ndodhë”.

“Pa pranim ai territor nuk mund të zhvillohet as politikisht as ekonomikisht. E nëse ai qëllim është i paarritshëm, nuk tjetër mundësi për Prishtinën përveç bashkimit me Shqipërinë që në fund edhe do të ndodhë” e përsëriti Less tezën e tij shpesh të diskutuar se si e sheh ai rezultatin përfundimtar gjeopolitik të Kosovës.
Ai shtoi se ende nuk është shumë e qartë se në çfarë periudhe kohore ky proces do të rridhte dhe në çfarë rrethanash. Ai konsideron se kjo mund të ndodhë në disa mënyra, për shembull mund të jetë Prishtina që merr nismën e bashkimit, e Serbi njëanshëm të merr veriun e Kosovës, që thotë ai do të sjellë edhe këmbim popullatash me luginës së Preshevës dhe jugut të Kosovës.

Mundësia e dytë është tha Less, që Serbia e Shqipëria të pajtohen e me marrëveshje të ndajnë Kosovën në kornizën e integrimit të zonës ekonomike Ballkanike.

Ai përfundon se këtë do ta kundërshtonin shtete perëndimore, por shumica e tyre më vonë do të kuptonin si përgjigje e arsyeshme për pyetjen kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *