Është e çuditshme, ndonëse jo e pashpjegueshme, një lloj sulmi përçmues, paternalist, këshillues dhe i vazhdueshëm që i bëhet në Tiranë, Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Ideja e shfaqjes së saj në Tiranë po trajtohet në klimën e asaj novelës së Kadaresë, “Prilli i thyer”, ekranizuar nën titullin domethënës: Të paftuarit!

Është i paftuar dikush që shihet se duke mos kuptuar kodet e këtushme do t’i vërë ato në diskutim, përderisa në dallim nga novella e Kadaresë, kodet e politikës shqiptare nuk kanë asgjë autentike, as ekzotike. Ato janë një vjetërsirë që ka zënë myk.

Askush nuk e do Albin Kurtin nëpër këmbë, as praninë e tij, as partinë, as atë që përfaqëson. Sepse e nuhasin atë që aim und të bëjë. Mund të mos fitojë, mundet madje edhe të dorëzohet, por VV-ja bën diçka ndryshe: ka narrativë tjetër. Të dallueshme nga gjëegjëza me një kuptim e tranzicionit shqiptar ku luhet ping pong nga dy vetë.

Po veprohet në disa mënyra për ta delegjitimuar të ashtuquajturin mit të VV-së: antiamerikanizmi i Kurtit, përkufizimi i tij si subversisv dhe natyra prej klike e partisë që drejton.

Lexo po ashtu:  Përse duhet të krenohemi dhe përse duhet të turpërohemi në 110 vjet shtet shqiptar

Mund të jenë të gjithë të vërteta. Por sa të vërtetë janë këta që po ropaten për ta asgjësuar atë? Sa të shqetësuar janë këta vërtet për demokracinë? Kush ka sy e kush ka pak respekt për kohën që ikën, e di fare mirë se aspak. Sepse demokracia, si çdo sistem që kalon këtyre anëve kuptohet si mundësi e një klani dhe asgjë më shumë. Ka patur vallë komunistë këtu? Po monarkistë? Po republikanë? Po antikomunistë? Demokratë!!!

E vështirë. Ka patur zogistë, enveristë, antizogistë dhe antienveristë, siç ka berishistë dhe antiberishtë, ramistë dhe nanoistë. Ka patur dhe ka pra tribu politike. Tribu të cilat me prizmin e tribusë dhe të territorit e shohin çdo mësymje nga jashtë.

Në një vend që legalizon çdo gjë, nuk legalizohet dot një parti më shumë. Sepse sistemi siç është, i mbyllur dhe i ndërtuar mbi zaptimin, nuk mund të pranojë të zhvishet në mes të ditës me diell. Kaq është edhe e vërteta e këtyre sulmeve të cilat kanë edhe pacipësinë të mos presin të paktën zhvillimin e garës, siç e kërkon zanati i demokratit që luajnë përherë, në mënyrë që të themi: Albini, erdhi, provoi…Iku.

Lexo po ashtu:  Agresioni i mundshëm Rus mbi Ukrainën dhe Kosova

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *