Egjipti ka njoftuar zbulimin e një trualli të ri me thesare historik në nekropolin Saqqara në jug të Kajros, duke përfshirë një tempull të lashtë funeralesh.

Ministria e turizmit dhe antikave tha se “zbulimet kryesore” të bëra nga një ekip arkeologësh të kryesuar nga egjiptologu Zahi Hawass gjithashtu përfshinë më shumë se 50 sarkofagë.

Sarkofagët prej druri, të cilët datojnë që nga periudha e Mbretërisë së Re – midis shekullit të 16-të dhe 11-të para Krishtit – u gjetën në 52 boshte varrimi në thellësi prej 10 deri në 12 metra.

Hawass tha se tempulli funeral i Mbretëreshës Naert, gruaja e mbretit Teti, si dhe tre depo të bëra me tulla u gjetën gjithashtu në këtë vend.

Saqqara, shtëpia e më shumë se një duzine piramidash, manastiresh antikë dhe vendeve për varrosjen e kafshëve, ishte një nekropol i gjerë i kryeqytetit antik egjiptian të Memfisit që është bërë një vend i trashëgimisë botërore të Unesco.

Egjipti shpreson që zbulimet arkeologjike të nxisin turizmin, një sektor që ka duruar tronditje të shumta, nga kryengritjet e vitit 2011 te pandemia e koronavirusit.

Lexo po ashtu:  "Fëmiu ynë gjithmonë kujtojmë se është më i mirë se i të tjerëve ; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja." - Thënie të përzgjedhura të popullit korean

Më vonë këtë vit, edhe pse pas disa vonesave, autoritetet shpresojnë të përurojnë një muze të ri – Muzeun e Madh Egjiptian – në pllajën e Gizës.

D.B – SCAN
Burimi: The Guardian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *