Tradhëtia është një nga fenomenet që tashmë nuk na bën më çudi. Dikur ishte ndër gjërat tabu në shoqërinë tonë, ndërsa tani është krejtësisht ndryshe. Kalimi i kohës ka sjellë me vete edhe ndryshimin e shoqërisë.

Në fakt, studimet shkencore kanë nxjerrë në pah se midis meshkujve dhe femrave, gjinia mashkullore është më e prirur që të tradhëtojë në një marrëdhënie. Arsyet janë të shumta. Vitet e fundit po diskutohet gjerësisht edhe mundësia e ndikimit të aspektit gjenetik në këtë fenomen. Kjo do të thotë: “Më të prirur për tradhëti janë ata që kodi gjenetik ua ka përcaktuar diçka të tillë”. Këta persona mund të mos kenë asnjë ndikim nga mjedisi, apo asnjë pakënaqësi nga partneri/ja aktuale dhe sërish të tradhëtojnë, sepse e kanë në ADN që duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Këta persona duket sikur jetojnë për të tradhëtuar dhe fitojnë adrenalinë nga situatat e rrezikshme se mund të zbulohen duke tradhëtuar dikë.

Ndërkohë, krahas këtij përfundimi të mbështetur edhe nga psikologët, ka edhe plot shkaqe të tjera. Meshkujt, duke qenë se kanë shumë ego, e vlerësojnë shumë veten. Atyre u duket vetja në çdo moment si shumë tërheqës dhe u duket sikur asnjë femër nuk mund t’i refuzojë dot. Nëse mendon se pasi të martohesh me djalin që do, ai nuk do të shikojë femrat e tjera. Sigurisht që do t’i shikojë, sepse e tillë është natyra mashkullore. Pra, dhe pse mund të jenë të martuar me një person që nuk e meriton tradhëtinë, ata sërish kanë për t’i mbajtur sytë tek femrat e tjera, sepse mendojnë përherë se meritojnë më shumë.

Lexo po ashtu:  Fëmijë të edukuar e të kulturuar/ Këshillat e një mësuesi të moshuar: Ja se si t’i bëni fëmijët t’i duan librat…

Meshkujt lodhen më shpejt nga monotonia. Në fakt, të gjithë e dimë se ndjenja e kuriozitetit për çdo gjë është më e madhe tek meshkujt se sa tek femrat. Kjo gjë bën që ata të lodhen më tepër nga rutina e përditshme dhe një cilësi e tillë bie ndesh me atë të femrave. Natyra femërore preferon qetësinë dhe ndihet mirë edhe duke bërë të njëjtat gjëra, kurse meshkujt janë kureshtarë të zbulojnë përherë gjëra të reja. Kaq i vërtetë është ky pohim, saqë një prostitutë nga Mbretëria e Bashkuar, në librin e botuar mbi jetën e saj, pohon se meshkujt “mërziten” nga i njëjti trup. Sipas saj, ata shtojnë vetëbesimin nga lidhjet e fshehta që mund të mbajnë.

Duke pasur kompleksin e superioritetit, një grua nuk është e mjaftueshme për një mashkull. Meshkujt në pakënaqësinë më të vogël në çift, mendojnë se nuk e meritojnë atë jetë që po bëjnë, dhe se meritojnë shumë më tepër. Pa u menduar gjatë mbi pasojat, ata zgjedhin të tradhëtojnë.

Lexo po ashtu:  10 arsyet pse motra juaj e madhe, është gruaja më e rëndësishme që mund të keni në jetën tuaj

Ne nuk i përjashtojmë rastet kur femrat tradhëtojnë, por kjo gjë prej tyre vjen kryesisht nga shkaqe emocionale dhe rrallë nga shkaqet e përmendura më sipër.

Ndaj, duam t’i themi gjithë femrave që e kanë vuajtur diçka të tillë. Mos e mendoni se problemi qëndron tek ju. Nuk e keni ju fajin se partneri që ju ka tradhëtuar, e ka në gjene tradhëtinë. Nuk e keni as ju fajin se ata vuajnë nga egoja dhe mbivlerësimi i vetes. Dhe aq më tepër, mos ia vini vetes fajin për një gjë të tillë, kur atyre nuk u pëlqen monotonia, apo rutina e përditshme. Jemi në Shqipëri dhe nuk i kemi kushtet të përjetojmë çdo ditë gjëra të reja. Nëse e bëjmë një ditë diçka ndryshe nga rutina, ditën tjetër do të kthehemi sërish në monotoninë e rutinës, sepse këto janë mundësitë në vendin tonë.

Nëse e sheh se ai ju tradhëton për shkak të një martese jo të lumtur, apo të mungesës së mirëkuptimit në çift, sërish mos e fajësoni veten. Dhe e dini pse? Jo vetëm për faktin se nuk ia vlen, por edhe për arsye të tjera. Së pari, sepse zakonisht në Shqipëri çiftet janë të tillë ku meshkujt janë më të mëdhenj se femrat dhe u takon atyre që t’i mendojnë më thellë gjërat për shkak të viteve që mbajnë më tepër mbi supe. Dhe së dyti, sepse ata duhet të kuptojnë se problemet në çift zgjidhen duke i diskutuar ato bashkë për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ti mos e fajëso veten për budallallëqet e dikujt që nuk të meriton. Nëse për të do të ishe aq e rëndësishme, ai nuk do të të zëvendësonte kurrë me dikë tjetër dhe kurrë mos e harro një gjë të tillë.

Lexo po ashtu:  "Demenca përmbysi botën e familjes time", ndaj kujdesi nuk është kurrë i tepërt kur bëhet fjalë për shëndetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *