Shkruan: Agim Kasapolli, veteran i gazetarisë shqipe të sportit

Besnik Hasi qëndroi një muaj për pushime në Kosovë, e askush nga federata e Kosovës nuk e pa të arsyeshme t’a kontaktoj dhe të bisedoj me të! Në asnjë emision sportiv nuk u ftua, nuk u pa, e as nuk u dëgjua dëshira e tij; ne si publik nuk mësuam për virtytet e tij sportive, e as për mundësitë e mëdha që ky njeri i ka për ta ndihmuar futbollin e shkatërruar të Kosovës.
Përderisa “analistët sportiv”, çdo të diele, po defilojnë nëpër media, duke filluar që prej imamëve e deri tek fajdegjinjët, Besnik Hasit, këtij trajneri sportiv me cilësi evropiane, nuk ju dha mundësia të flet për defektet e FFK-së.
Unë sapo kuptova nga një mik i Besnikut, se emri i tij me urdhër të Agim Ademit është rreptësisht i ndaluar të përmendet në FFK dhe në mediat ku dështakët zhurmojnë me pagesa të federatës. Arsyeja është e thjeshtë: më urdhër të Armando Dukës, i cili Agim Ademin e “këshillon” (ku faktikisht në “hije”) ai është personi që dirigjon për shumë gjëra në vendime të rëndësishme të FFK-së.

Mos harroni ky është ai Armando Duka kryetari i FSHF-së cili në fillim të pluralizmit nga yjet e futbollit kosovar të cilët shprehën vullnet t’i mbrojnë ngjyrat e kombëtarës së Kosovës, kërkonin para nëse dëshironin të bartnin fanellën kuq e zi. Këtë botërisht ne media e deklaruan prindërit e Xhakës, Shaqirit, Behramit dhe shumë të tjerë. Po Besnik Hasi ç ‘punë i doli me kryemizevirat e dy federatave? Para se të angazhohet Debiasi selektor i kombëtares shqiptare, Armando Duka bisedën që e zhvilloj në Paris, Besnik Hasit i ofroj postin e selektorit. Mirëpo në atë periudhë Hasi kishte kontratë me Anderlehtin dhe si profesionist i vërtet nuk pranoj të braktis punën në gjysmë të rrugës dhe e refuzoj ofertën.

Lexo po ashtu:  Milani interesohet për Carrascon

Këtë nuk e harroj kur Armando Duka i cili në atë kohë pati afera dhe skandale, dëshironte që me angazhimin e Hasit, i cili në ekipin Anderleht shndritë si trajner, dhe gëzonte popullaritet shumë të madh edhe në Shqipëri dhe ma gjerë. Dukes i duhej Hasi i cili e shpërqendronte vëmendjen dhe në ketë mënyrë llogaritet t’i mbulonte pisllëqet të ngjashme me këto që po ndodhin tani tek ne në FFK. Urdhrat e Dukes , që emri i Besnik Hasi nuk guxon të lakohet në asnjë mënyrë për emërimin eventual të çfarëdo posti në federata, të pinjolli i vet Agim Ademi, zbatohen me përpikëri dhe Besnik Hasi de fakto është persona non-grata për futbollin në Shqipëri dhe Kosovë.

Po kush është Besnik Hasi në futbollin mbarë shqiptar dhe Evropjan?

Është e gjatë karriera e tijë si futbollist dhe si trajner; e begatshme dhe me suksese shumë të mëdha.

Karrierën si futbollist e filloj në vendlindje luajti për Vallëzimin e Gjakovës, vazhdoj të Dinamon e Zagrebit, u kthye të Prishtinë kaloi te Samobori Kroaci, vazhdoi të KRC Genk-Belgjik, pastaj luajti për TSV Mynchen1860-Gjermani. Pas dy kampionateve përsëri luan për Genk, për të kaluar më vonë në ekipin e Anderlecht, pastaj vazhdon karrierën të Lokereni dhe se fundit e mbyll rrugëtimin e gjatë si futbollist aktiv të ekipi elitar Brugge.

Lexo po ashtu:  Real Madridi përballet me Bilbaon, synon të shtojë presionin ndaj Barcelonës

Pra luajti në 10 ekipe shumica të ligave superiore. Si lojtar suksesin ma të madh e ka shënuar me Genk duke fituar titullin e kampionit dhe kupën. Titullin si lojtar e fitoj edhe me Anderlehtin. Futbolli Belg në vitin kur Hasi e fitoj titullin me Anderlehtin në ranglistën e UEFA ishte në pozitën e dytë. Virtyti ma i madh i këtij biri nga Kosova është dhe ngel modestia. Pas gjitha këtyre sukseseve asnjëherë nuk harroj t’i përgjigjet ftesave për ti kontribuar kombit shqiptar.

Së bashku me Arjan Beqaj portier, këta janë kosovaret e parë që i mbrojtën ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë. Besnik Hasi përkundër obligimeve të mëdha që i pat në ekipin e Anderlehtit erdhi pa hezitim ti kontribuoj edhe kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë ndërkombëtare miqësore e cila u zhvillua kundër Arabisë Saudite në Ankara të Turqisë, ku Kosova fitoj me rezultat 1:0. Reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm sepse Kosova ishte ende e pa pranuar në UEFA dhe FIFA.

Besnik Hasi ishte në shënjestër të kritikave të UEFA-së, mirëpo kjo nuk e luhati vendosmërinë e tij për të dhanë kontributin për atdhe. Pas përfundimit të karrierës së gjatë dhe të pasur si lojtar, Hasi i kreu të gjitha kualifikimet elitare të zejes së trajnerit, dhe ka vite e vite që është i pajisur me licencë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Shqipëria jonë kualifikohet në Euro 2024, kuqezinjtë presin biletën për në Gjermani

Karriera e tij si trajner

Suksesi i tij si trajner është ma i madhi që e ka arit ndonjëherë ndonjë shqiptar në historinë e futbollit. Dy vite ishte trajner i ekipit të Anderlehtit ku një herë arritje të fitoj titullin e kampionit të Belgjikës, dhe u shpall trajner i vitit, dhe qytetar nderi i Brukselit, në shenj respekti ne ceremoninë madhështore disa fjali falemderimi iu shqiptuan në gjuhen amtare shqipe nga vet kryetari i kryeqytetit Belg.

Ishte trajner i skuadres Legia Varshav, karieren e vazhdoj në ekipin Grek-Olimpiakos dhe me këtë ekip në garat e ligës së kampionëve i kaloj tri pengesa. Dhe në tri vitet e fundit ishte i angazhuar në Arabinë Saudite në ekipet Al Read dhe Al Ahli. Është 52 vjeçar me moshë të re për zanatin e trajnerit por me një eksperiencë të madhe për punën që e ushtron. Besoj se shumë nga ata që përmendin emra të skeletorëve të ri për përfaqësuesën e Kosovës nuk kan pas njohuri (pa fajin e tyre) për vëllain tonë Besnik Hasin, i cili është mollë e ndaluar për matrapazët e FFK-së. Mirëpo prerazi mund të konstatoj se Hasi nuk pranon kurrën e kurrës të udhëheq kombëtaren me këta matrapazë sepse karriera e tij i përshtatet parimeve civilizuese perëndimore.