Nga Brendan Keegan

Duke analizuar jetën dhe karrierën time si drejtues ekzekutiv i disa kompanive, mund të them se kam pasur një numër të madh suksesesh. Pasi kam qenë në gjendje të drejtoj në mënyra që kanë sjellë një ndryshim të vërtetë në jetën time. Disa prej tyre janë vetëm një çështje e të qenit kurajoz dhe të punuarit shumë.

Por pjesa më e madhe ka ndodhur, sepse kam pasur në krah një motër më të madhe me Sindromën Down, Betin. Ajo më dha 3 leksione, të cilat kanë pasur një ndikim të thellë dhe pozitiv në mënyrën se si i qasem botës dhe jetës. Këto mësime vazhdojnë që të diktojnë këndvështrimin dhe sjelljen time, dhe ato mund të bëjnë të njëjtën edhe gjë për ju.

1. Mirësjellja

Nëse dikush ka jetuar ndonjëherë sipas këshillës së aktorit Robin Uilliams për “të qenë gjithmonë të sjellshëm” ajo ishte Beti. Motra ime krejtësisht altruiste, deri në pikën që nëse i thoshe se ke uri, ajo me kënaqësi do të ofronte një pjesë të racionit të saj. 

Kur isha më i ri, ajo më mbështeti në pasionin tim për basketbollin, duke ndjekur të gjitha ndeshjet e mira. Kjo gjë ishte shumë prekëse për mua, dhe unë e vlerësoja faktin që ajo ishte atje duke më parë. Për shkak se vinte në çdo ndeshje, të gjithë shokët e ekipit tim e njihnin.

Lexo po ashtu:  “Nëna është ajo që mund të zërë vendin e kujtdo, por vendin e saj nuk mund ta zërë askush”

Ajo më priste jashtë dhomave së zhveshjes, dhe në vend se të më përshëndeste vetëm mua, takonte të gjithë lojtarët e ekipit. Por më pas përshëndeste në të njëjtën mënyrë edhe lojtarët e ekipit tjetër. Për Betin, nuk kishte një ndarje të tipit “ky ekip” apo “ai ekip”.

Sipas saj të gjithë e meritonin të argëtoheshin. Dhe të gjithë e meritonin inkurajimin. Ndaj ajo ia dha të gjithëve, pa diskriminuar askënd. Mirësia e mposhte gjithmonë konkurrencën. Ishte ajo që më mësoi të mos ia kurseja askujt ndihmën apo mbështetjen, dhe të kujtoja vlerën e madhe që ka trajtimi i njerëzve si qenie njerëzore, thjeshte sepse ata janë të tillë.

2. Dashuria pa kushte

Unë mendoj se shumica prej nesh, kanë disa marrëdhënie që janë më të kushtëzuara se sa të tjerët. Fëmijët tanë marrin trajtimin më të mirë. Ne i duam ata më shumë, edhe kur nuk sillen mirë. Në këtë kontekst, Beti mund të dallonte fare mirë nëse dikush po sillej keq me të.

Dhe fatkeqësisht kjo ndodhte shpesh.

Ndërsa unë instinktivisht doja të përballesha me njerëzit që silleshin keq ndaj saj, ajo nuk u zemërua asnjëherë me ta. Në sytë e saj, ne ishim të gjithë si “fëmijët e saj”. Ishte praktikisht e pamundur që ajo ta shihte shtrembër dikë që e kishte keqtrajtuar dhe të mërzitej me të.

Pasi nuk besonte se ata duhej të bënin ndonjë gjë për të fituar dashurinë e saj. Ajo i donte pa kushte pavarësisht nga sjellja e kujtdo, dhe i trajtonte të gjithë në atë mënyrë. Kjo ka ndikuar tërësisht në sjelljen time shumë të hapur dhe falëse që përpiqem të kem sot.

Lexo po ashtu:  Histori personale/ Pse tradhëtojnë burrat e martuar? Rrëfimet e një gruaje

3. Mirënjohje dhe vlerësim

Kur unë dhe Beti ishim më të rinj, hapësirat në shtëpi ishin të vogla. Ndaj më duhej të ndaja një dhomë me të deri në klasën e nëntë. Ashtu si shumë adoleshentë, unë ankohesha shpesh për këtë gjë. Familja ime arriti të përshtaste një dhomë për mua në bodrumin e shtëpisë.

Unë isha i zënë duke vërejtur se çfarë kishin bashkëmoshatarët e mi. Në shumë aspekte, jeta e motrës ime si filmi “Dita e Kastorit”. Ajo ruante rutinën e saj, duke ngrënë çdo natë akullore me çokollatë. Asaj nuk i interesonte se çfarë vishte. Ishte thjesht mirënjohëse që kishte rroba.

Ajo e niste çdo mëngjes e lumtur për të gjitha gjërat e përditshme. Dhe pavarësisht çdo kufizimi që mund të kishte, besonte gjithmonë se do të kishte një ditë fantastike, por edhe një jetë fantastike. Disa njerëz janë më shumë si Beti, dhe e marrin jetën shumë më lehtë.

Shumë nga ne të tjerët kanë ende një vizion të paqartë për këtë gjë. Ne priremi të përqendrohemi, nëse ajo që po marrim në jetë është e drejtë apo jo. Ndërkohë, motra ime

Lexo po ashtu:  Nëna është mikja jote më e mirë

u përqendrua nëse ajo kishte atë që duhej vërtet, dhe jo atë që meritonte apo dëshironte. Dhe ishte e lumtur. Duke parë jetën e saj, edhe unë nisa të mos ankohesha aq shumë.

Unë kam sot shumë arsye për të qenë mirënjohës në këtë jetë. Dhe këtë mund ta bëjmë çdo ditë nëse i shohim ndryshe gjërat. Mjafton të ndryshojmë këndvështrim. Tani për tani, bota ndodhet në një lloj paradoksi. Na thuhet vazhdimisht se kemi disa vlera të lindura, se duhet të jemi të sjellshëm, dhe se dashuria nuk ka çmim.

Por na thuhet gjithashtu, sidomos përmes jetës “perfekte” që njerëzit tregojnë në mediatsociale, se bota nuk është e sigurt, dhe ne nuk mund të pushojmë asnjëherë, pasi ka gjithmonë diçka më të mirë që duhet ta kemi. Por Beti nuk u shpërqendruar aspak nga kjo.

Ajo ruajti optimizmin e saj pa egoizma të tepruara. Kështu dua të jem edhe unë. Çdo ditë, pyes veten ”Çfarë do të bënte Beti po të ishte ende gjallë?”, dhe përballem me faktin se të qenit i lumtur, është tek e fundit një çështje këndvështrimi. Unë mund ta riformuloj atë që është e vështirë apo e shëmtuar, dhe të zgjedh mirësinë, dashurinë e pakushtëzuar dhe mirënjohjen. Ashtu si motra ime, edhe ti mundesh.

Shënim: Brendan P.Keegan, drejtor ekzekutiv në kompaninë “Merchants Fleet” në SHBA / “Fox News” – Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *