Ky në foto është Hiroo Onoda, ushtar japonez.
Edhe pse Lufta e Dytë Botërore kishte 29 vite që kishte përfunduar, Hiroo nuk pranonte te dorëzohej.
Vetem në mars të vitit 1974, me urdhërin e komandantit të tij të një herë e një kohe, në ishullin e Lubang në Filipine u dorëzua edhe Hiroo Onoda. Vazhdonte të mbante veshur uniformën e tij me shpatën në brez, pushkën në krahë si dhe me disa bomba në duar.

Kur u kthye në Japoni, u prit si hero.
Etika japoneze, që e gjykonte si çnderim dorëzimin tek armiku, kishte mbizotëruar aq shumë në mes trupave të Perandorisë ku Lind Dielli saqë, pavarësisht se në 2 shtator të vitit 1945 perandori kishte pranuar dhe komunikuar “dorëzimin” e Japonisë, në disa vende veçanërisht të izoluara lajmi nuk u mor seriozisht. Askush nuk besonte në të.

A e dini se përse Hiroo Onoda dhe shumë japonezë të tjerë nuk i besonin përfundimit të luftës së dytë botërore?
Sepse pas shpërthimit te bombave atomike, amerikanët e detyruan Perandorin e Japonisë, Hirohito, të shpallte dorezimin e Japonisë.

Lexo po ashtu:  Të shkruash në mërgim… Shkrimtarët më të njohur refugjatë

Perandori Hirohito, duke njohur mirë popullin e tij që ishte krenar dhe që nuk do ta pranonte kurre humbjen, pergatit fjalimin më “enigmatik” të bërë ndonjëherë. Fjalim qe japonezet nuk e kuptuan sepse Hirohito nuk foli kurre per dorëzim, por për përfundim të luftës të vendosur bashke me shtetet e tjera.

Fjalimin e Perandorit Hirohito e gjeni këtu

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *