Shqipëria dhe Kosova vijojnë të njohin rritje të fortë të shkëmbimeve tregtare. Shkëmbimet jo vetëm kanë kapërcyer problemet e pandemisë por i janë rikthyer ritmeve të rritjes para karantinës ë kufizoi lëvizjet. Referuar të dhënave të Instat, rezulton se Shqipëria ka eksportuar këtë nëntor në Kosovë mallra me vlerë 4 miliardë lekë, duke njohur rritje me 1.4 miliardë lekë. Në rang 11 mujori (janar-nëntor) Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra më vlerë 35 miliardë lekë, duke njohur rritje me rreth 12 miliardë lekë.

Importet gjtihashtu kanë njohur rritje. Në nëntor, Shqipëria importoi nga Kosova mallra me vlerë 2 miliardë lekë; rreth 1.2 miliardë më shumë se nëntori i vitit të kaluar. Ndërsa në rang 11 mujori, Shqipëria ka importuar nga Kosova mallra me vlerë 12.6 miliardë lekë, duke njohur rritje me 5.2 miliardë lekë më shumë, raporton SCAN.

Referuar të dhënave të Instat, ndikimin më të madh në rritjen e eksporteve me Kosovën e ka pasur grupmallrat ‘minerale, lëndë djegëse e energji elektrike’ si dhe ‘materiale ndërtimi dhe metale’, që kanë pasur rritjen më të madhe.

Lexo po ashtu:  Reagimi i Berishës në samitin e sigurisë në Azerbajxhan: Ndryshimi i kufijve në Ballkan hap ‘Kutinë e Pandorës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *