Teleskopi James Webb, një projekt me vlerë 10 miliardë dollarë, është lëshuar nga Toka. Ai u transportua drejt qiellit me një raketë Ariane nga porti Kourou në Guajanën franceze.

Webb e ka marrë emrin nga një prej arkitektëve të uljeve të misionit Apollo në Hënë. Teleskopi është i dyti pas të famshmit Hubble.

Megjithatë, falë punës së inxhinierëve që punojnë me agjencitë hapësinore të SHBA-ve, Evropës dhe Kanadasë, Webb është 100 herë më i fuqishëm.

Ngritja u prit me padurim, për shkak të raketës Ariane. Edhe pse kjo e fundit është një automjet shumë i besueshëm, nuk ka shumë garanci kur bëhet fjalë për raketat.

Teleskopi i ri është i pajisur me një pasqyrë të artë 6.5 metra e gjerë, tre herë më e madhe se reflektori kryesor në Hubble.

Optika e zmadhuar, e kombinuar me katër instrumente super të ndjeshme, duhet t’u mundësojë astronomëve të shikojnë më thellë në hapësirë – rrjedhimisht edhe në kohë – se kurrë më parë.

Një objektiv i rëndësishëm janë yjet e parë që i dhanë fund errësirës, e cila mendohet se pushtoi kozmosin menjëherë pas Big Bengut më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë.

Lexo po ashtu:  Luksi nuk njeh krizë

Ishin reaksionet bërthamore në këto objekte që farkëtuan atomet e para të rënda thelbësore për jetën – karboni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe squfuri.

Një tjetër funksion i teleskopit është të studiojë atmosferat e planetëve të largët. Kjo do t’i ndihmojë studiuesit të vlerësojnë nëse këto botë ka gjasa të jenë apo të bëhen të banueshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *