Historiani Safet Hasani ka shkruar për krimet serbe në Kosovë, gjatë kanë ndodhur gjatë kohës së luftës.

Hasani, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se nga 24 marsi  vitit 1999, ushtria e rregullt serbe i ka përdhunuar pacientët shqiptarë.

Ai shkruan në bazë të një rrëfimi të një dëshmitares shqiptare e cila ka treguar se përdhunimi ka ndodhur në prezencë të mjekëve serbë dhe tërë personelit mjekësor të spitalin.

Këto përdhunime kanë vazhduar në mënyrë sistematike nga 24 marsi e deri në fillim të muajit qershor të vitit 1999.

Postimi i plotë:

Një e vërtetë e pa thënë deri më sot për krimet serbe në Kosovë!

Meqë ndonjëherë nuk u na japet mundësia t’i shtypim në libra të gjitha punimet dhe ngjarjet që kem, vendosa këtë ngjarje të hidhur ta publikoj këtu në rrjetet sociale FB!

Që nga 24 marsi 1999, në spitalin e Prishtinës, pacientët shqiptar që ishin të shtrirë aty (duke u shëruar) i larguan nga dhomat dhe i dërguan në podrumin e spitalit, dhoma të improvizuara. Në ato podrume, pacientet shqiptare përjetuan tmerret më çnjerëzore të përdhinimit. Sipas dëshmitarës (x.x), që kishte përjetuar ato vuajtje, ata që kryen atë aktë makabër ishin “ushtarak të rregulltë serbë të Serbisë”! Përdhunimi i pacienteve shqiptarë nëpër dhomat e spitalit, sipas dëshmitarës, u krye në prezencën e mjekëve serb dhe tërë personelit mjekësor të spitalit. Dhunimet ndaj atyre pacienteve u krye në mënyrë sistematike që nga 24 marsi 1999, gjerë në fillim të mujait qershor.

Lexo po ashtu:  Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë, Rafuna: Po shqyrtohet opsioni për punëtorë nga tri vende të huaja

Njëra nga këto viktima që nga pas lufta, tregon se shumica prej atyre viktimave, kanë deklaruar ngjarjen nëpër të gjitha institucionet hetimore PK, EULEX, dhe ky rast makabër është i njohur për organet e hetuesisë. Për këtë arsye, edhe pse të hidhura këto ngjarje, opinioni duhet t’i di për vuajtjet që përjetuan shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *