Edinson Cavani dhe Thomas Meunier duket se kanë ndërmend t’i thonë lamtumirë Paris- Saint-Germain para kohe dhe nuk do të qëndrojnë për të përfunduar Champions League. Mbyllja e parakohshme e Ligue 1 për shkak të Covid-19 ka rezultuar një vendim i nxituar, por PSG duhet të përgatitet për pjesën e mbetur të kompeticionit europian që do të zhvillohet në gusht.

Sipas RMC Sport, Cavani dhe Meunier kanë informuar klubin se nuk do t’i zgjasin kontratat e tyre pëj 30 qershorit dhe se do të largohen pa luajtur në Champions. Layvin Kurzawa dhe Choupo-Moting janë në të njëjtën situatë, por ata duket se do të qëndrojnë deri në fundin e gushtit. Meunier pritet të transferohet te Borussia Dortmund, ndërsa për Cavani-n interesohen Inter, Napoli dhe Atletico Madrid.

Lexo po ashtu:  FFK: Futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit, do të ankohemi në UEFA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *