Presidenti amerikan Donald Trump tha se “Bashkimi Evropian u formua në mënyrë që të përfitonte nga Shtetet e Bashkuara” ndërsa pretendoi se aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara “kurrë nuk na kanë trajtuar mirë”.

Komentet e Presidentit Trump erdhën gjatë një fjalimi të gjatë që përfshin një seri temash në një konferencë për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Konferenca ishte planifikuar si një njoftim i veprimeve të reja ndaj Kinës, por Trump në vend të kësaj foli për më shumë se një orë për shpenzimet ushtarake, imigracionin e paligjshëm, miqësinë e tij me presidentin e Meksikës, si dhe sulmoi Joe Biden.

Kur u kthye të flasë për Evropën, ai tha: “Mos harroni se ne jemi në konkurrencë me Kinën, dhe me shumë vende të tjera në të gjithë botën. Ne jemi në një konkurrencë të jashtëzakonshme ekonomike, përfshirë Evropën, e cila kurrë nuk na ka trajtuar mirë “.

Origjina e asaj që tani quhet Bashkimi Evropian u formua në vitin 1950, në vijim të Luftës së Dytë Botërore, kur gjashtë vende – Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda – formuan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut .

Lexo po ashtu:  Presidenti i ShBA-së: S'ka më naftë nga Rusia

Organizata kishte për qëllim të promovonte lidhjet tregtare, si dhe të nxiste bashkëpunimin politik në mënyrë që t’i jepte fund konflikteve të përgjakshme evropiane që kishin karakterizuar gjysmën e parë të shekullit. Duket se Trump nuk mendon kështu.

D.B
Burimi: Business Insider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *