Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij, Melania, janë testuar pozitivë me Covid-19 dhe do karantinohen, duke lënë pezull garën për Shtëpinë e Bardhë. “Ne do të nisim procesin e karantimit dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë së bashku!”,- shkroi presidenti në Twitter. Trump, 74-vjeç, është në rrezik të lartë nga virusi vdekjeprurës, për shkak të moshës dhe mbipeshës. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore gjatë periudhës në detyrë, por nuk është bërë e ditur nëse ka bërë aktivitete sportive apo ka ndjekur ndonjë dietë të shëndetshme.

Trump ka nënvlerësuar virusin në fazën fillestare dhe ka thënë vazhdimisht se do largohet me kalimin e kohës. Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, me moshën e tretë dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese, që kanë rrezikun më të lartë. Presidenti nuk vesh zakonisht maskë dhe ka përqeshur të tjerë që e bëjnë, përfshirë kandidatin demokrat, Joe Biden. Trump, që është testuar në mënyrë të rregullt për koronavirus, ka mbajtur konferenca përballë mijëra njerëzve në javët e fundit, në përgatitje për zgjedhjet e 3 Nëntorit, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët e shëndetit publik.

Lexo po ashtu:  A duhet vaksinuar me detyrim stafi mjekësor?

Të Enjten në mbrëmje, presidenti parashikoi se fundi i pandemisë ndodhet në horizont. Menjëherë pas kësaj, u përhapën lajmet se Hope Hicks, një këshilltar i lartë dhe i besuar i Trump, ishte testuar pozitiv me virusin. Hicks ka udhëtuar me presidentin në Air Force One ditën e Martë dhe të Mërkurë. Lajmi do të ndikojë ndjeshëm tek gara presidenciale. Shtëpia e Bardhë publikoi një program të ri për aktivitetet e Trump, ku përjashtohej udhëtimi i tij në Florida. Ndër liderët e tjerë, Kryeministri Boris Johnson, vazhdoi punën në izolim për 1 javë, pasi u testua pozitiv në muajin Mars, por mjë pas u sëmur rëndë dhe u dërgua në njësi të kujdesit intensive, ku ndenji disa javë. Kryeministri Justin Trudeau u izolua në Mars, pasi gruaja e tij u diagnostikua me virus, ndërsa pesidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e quajti “një grip të vogël”, pasi u infektua në Korrik.

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *