Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me asnjë vend tjetër, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 2.5 trilion dollarë që nga rizgjedhja ime për të rindërtuar ushtrinë tonë të madhe. Jemi gjithashtu kombi më i fuqishëm në botë,” i tha ai një salle të mbushur plot me udhëheqës botërorë. “Shpresojmë që kurrë nuk do të duhet ta përdor këtë fuqi.”

Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me asnjë vend.

“Ne dëshirojmë paqe, bashkëpunim dhe përfitim të ndërsjellë me të gjithë, por unë nuk do të dështoj asnjëherë të mbroj interesat e Amerikës,” i tha ai Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lufta tregtare

Gjatë fjalimit të tij në OKB të martën, presidenti Trump përdori gjithashtu fjalë të forta për Kinën, duke thënë se Pekini nuk do të lejohej të “luante” me sistemin e tregtisë ndërkombëtare.

Rezultati i luftës tregtare mund të ndikojë në shpresat e tij për rizgjedhje në vitin 2020 dhe ai u përpoq të siguronte audiencën e tij brenda vendit.

Lexo po ashtu:  HOROSKOPI JAVOR i astrologut Paolo Fox, 30 nëntor – 6 dhjetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *