Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falur ish-strategjistin e fushatës së tij, Steve Bannon. Emri i Banon është mes disa prej njerëzve të Trump, të cilët u falën nga presidenti në orët e fundit të tij në detyrë. Megjithatë, falja e Trump nuk përfshin vetë atë, pjesëtarët e familjes dhe avokatin Rudy Giuliani.

Trump lë sot detyrën, ndërsa Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë sugjeruar Trump-it të mos falë veten apo familjen e tij sepse mund të duket sikur ata kanë kryer shkelje. Bannon, i cili ishte këshilltari kryesor në garën presidenciale të Trump në 2016, u akuzua vitin e kaluar për mashtrim të mbështetësve të vetë presidentit në përpjekje për të mbledhur fonde private për të ndërtuar murin në kufirin SHBA-Meksikë.

“Bannon ka qenë një udhëheqës i rëndësishëm në lëvizjen konservatore dhe është i njohur për mendjemprehtësinë e tij politike”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kishin këshilluar Trump të mos e falë e Bannon.

Lexo po ashtu:  Donald Trump flet për rezultate të pakonfirmuara e që ai i quan si fitore

Mes më shumë se 140 faljeve janë edhe emrat e Elliott Broidy, një ish-mbledhësi kryesor i fondeve për Trump, i cili u deklarua fajtor vitin e kaluar për shkeljen e ligjeve të huaja të lobimit dhe ish-kryetari i Bashkisë së Detroitit Këame Kilpatrick, i dënuar për korrupsion. Reperët Lil Ëayne dhe Kodak Black të cilët u ndoqën penalisht për vepra federale të armëve, përfituan gjithashtu faljen e presidentit. Giuliani, i cili ka qenë në krye të përpjekjeve të pasuksesshme të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020, nuk është akuzuar për ndonjë shkelje, por hetuesit kanë hetuar aktivitetet e tij në Ukrainë.

Javën e Kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve, shumicën e të cilës e mbajnë demokratët, akuzoi Trump për nxitjen e sulmit të 6 janarit në Kapitullin e SHBA nga mbështetësit e presidentit. Atij mund t’i ndalohet të kandidojë përsëri për president nëse dënohet.

Çfarë është falja presidenciale?

Presidenti amerikan ka të drejtën e faljes federale, një vendim që shmang plotësisht dënimin e personit të falur, për një krim federal. Kompetenca presidenciale për faljen buron nga Neni II, Seksioni 2, Klauzola 1 e Kushtetutës amerikane. Falja është vetëm njëra prej kompetencave të presidentit. Në bazë të ligjit, atij i jepet mundësia të zbusë dënime, të falë gjoba apo të dëmshpërblejë individë.

Lexo po ashtu:  Kurti refuzon ftesën provokuese për samitin e Ballkanit të Hapur: Serbia promovon interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë

Vendimi i tij nuk hyn në fuqi vetëm në rastet kur vetë personi i falur e refuzon faljen.

Falja presidenciale shtrihet në të gjitha veprat penale federale, me përjashtim të rasteve të fajësimit.

Të gjitha kërkesat për falje ekzekutive për shkeljet federale zakonisht i drejtohen Zyrës së Avokatit të Faljes në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve për hetim dhe shqyrtim, por ligji i jep presidentit lirinë për ta anashkaluar këtë zyrë, nëse e gjykon të drejtë.

Fuqia e faljes së presidentit është e kufizuar në shkeljet federale; Kushtetuta i jep presidentit vetëm fuqinë për të falur shkeljet kundër Shteteve të Bashkuara.

Hapësira që i jep ligji një presidenti për të falur vetveten (vetë-falja) nuk është testuar kurrë në gjykata, sepse, deri më sot, asnjë president amerikan nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *