Pas vendimit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për ndërprerjen e fondeve për OBSH-në, ka reaguar dhe kreu i kësaj të fundit. Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehet se ndihet i keqardhur që Trump u detyrua të ndërpresë fondet.

“SHBA ka qenë gjithmonë një aleat dhe një mik shumë gjeneroz i OBSH-së, ndaj dhe unë dua që të mbetet kështu. Ne do të vijojmë të punojmë fort për të luftuar pandeminë e COVID-19” – shprehet ai.

Vendimin e Trump nuk e kanë pritur mirë shumë figura të larta politike dhe biznesmenë të fuqishëm. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres u shpreh se nuk është momenti i duhur që SHBA-ja të ndërpresë fondet për OBSH.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë, tha Trump, duhet të mbajë përgjegjësi.

Trump ka akuzuar edhe më parë OBSh për njëanshmëri ndaj Kinës.

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu:  Zvicra refuzon propozimin e referendumit për t’i dhënë fund fabrikave të bagëtive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *