John R. Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, kishte paragjykime kundër Kosovës dhe sovranitet të saj. Ai ishte pozicionuar pro preferencave të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Mirëpo, këto ide të çmendura i ndaloi numri një i Amerikës, presidenti Trump. Madje, përmes disa reagimeve në rrjete sociale, Trump e etiketon Boltonin si “budalla të mërzitshëm”.

Libri “jashtëzakonisht i lodhshëm” i John Bolton (New York Times) është i përbërë nga gënjeshtra dhe histori false. Tha gjithçka të mirë për mua, në shtyp, deri në ditën kur e pushova. Një budalla i mërzitshëm i pakënaqur që donte të shkonte në luftë”, thuhet në reagimin e Trump.

Ndryshe, rreth Boltonit ishte raportuar se kishte minimizuar vrasjet e më shumë se dhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e një milion të tjerëve. Ai kishte kundërshtuar njohjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 2008 si dhe kritikonte “politikën antiserbe të qeverisë së SHBA-së që nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë”.

“Mendoj se SHBA-ja do ta bënte një gabim nëse ata e njohin njëanshëm Kosovën. Zgjidhja e vetme e arsyeshme do të rezultojë nga bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Një zgjidhje potenciale e imponuar mund të çojë në dhunë, e cila nuk është në interes të asnjë personi”, kishte deklaruar ai.

Lexo po ashtu:  Eksperti i OKB-së: Assange ka shfaqur simptoma të torturës

Në një intervistë për “Russia Today” Bolton ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do ta “rrisë rrezikun e jostabilitetit dhe do të tërheqë ekstremistë islamikë nga e mbarë bota”. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje komenteve nxitëse dhe të parëndësishme të Boltonit në të kaluarën. Ai ishte një ekspert i çuditshëm, i njohur për pikëpamjet e tij radikale si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *