Tetëdhjetë faqe për të ilustruar para botës një plan “thelbësisht të ndryshëm nga ai i administratave të mëparshme”, i cili parashikon Jeruzalemin si kryeqytetin e “bashkuar” të shtetit të Izraelit por që në të njëjtën kohë parashikon krijimin e një shteti palestinez që do të ketë një kryeqytet në zonën e Jeruzalemit Lindor dhe i cili do të mbështetet nga 50 miliardë dollarë investime nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Ka pak detaje, por shumë politikë në “marrëveshjen e shekullit” të Donald Trump, propozimin e paqes së administratës amerikane për konfliktin izraelito-palestinez. Trump si triumfues e paraqiti atë në Uashington së bashku Benjamin Netanyahun, kryeministri në largim, i cili do të përballet me kutitë e votimit më 2 mars, për herë të tretë në një vit.

Plani i Paqes është një dhuratë elektorale shumë e rëndësishme, për Netanyahun, i cili nga dita e djeshme është zyrtarisht i akuzuar për korrupsion. Netanyahu fiton me planin e Trump njohjen e sovranitetit të izraelit mbi luginën e Jordanit, konfirmimin se Amerika njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre dhe, në thelb, premtimin se – sipas fjalëve të Netanyahut – “çështja e refugjatëve palestinezë do të zgjidhet jashtë kufijve të Izraelit”, për të cilēn Trump propozon një ngrirje të çështjes së vendbanimeve për një periudhë 4 vjeçare, e nevojshme për të zyrtarizuar paqen. Ajo që ‘marrin’ palestinezët nga Plani i Paqes është më pak e qartë. Shteti i pavarur palestinez që premton Trump, “do të dyfishojë territorin palestinez dhe do të krijojë një kryeqytet ku Shtetet e Bashkuara do të hapin një ambasadë”, një shtet, pjesët e ndryshme të të cilit do të lidhen, siç tha Presidenti amerikan- me “rrugë, ura dhe tunele”. Dhe, në fakt, për këtë do të jetë ndihma prej 50 miliardë dollarë.

Lexo po ashtu:  MPJ thirrje bashkatdhetarëve: Mos u nisni drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp, Trump postoi në Twitter një hartë të ndarjes së planifikuar të territorit. Ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte asnjë përfaqësues palestinez: Autoriteti Kombëtar kishte refuzuar prej disa ditësh pikat e propozuara të Trump. Reagimi i parë ishte ai i Hamasit, i cili e quajti një “fjalim agresiv që do të krijojë shumë zemërim” dhe hodhi poshtë zgjidhjen e parashikuar për Jeruzalemin. Por prania në mesin e publikut e ambasadorëve të Omanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, të cilët e përshëndetën dhe e cilësuan planin si një sukses i madh nga Trump dhe Netanyahu – presupozon pëlqimin e një pjese të botës arabe. “Unë dua që kjo marrëveshje të jetë e dobishme edhe për palestinezët – tha presidenti amerikan – është një mundësi historike për ta për të patur një shtet të pavarur. Është shansi i fundit që ata kanë pas 70 vite falimentimesh.

Midis frikës dhe zemërimit, palestinezët e shikojnë planin e paqes së Trump si një komplot dhe një deklaratë të vërtetë lufte dhe e gjitha kjo për shkak të Jerusalemit Mesazhi i Presidentit Palestinez është i qartë: Unë do të doja t’i tregoja duetit Trump dhe Netanyahu se Jeruzalemi nuk është në shitje, se asnjë prej të drejtave tona nuk do të shitet, ose nuk do të ofrohet për shitje. Komploti juaj do të dështojë. Krijimi i një shteti palestinez dhe as ngrirja e vendbanimeve për 4 vjet nuk janë të mjaftueshme. Pikat e lënduara mbeten mohimi historik i së drejtës së kthimit në territorin izraelit për palestinezët e evakuuar dekada më parë, dhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe kolonitë hebraike në Bregun Perëndimor, të cilat OKB i konsiderojnë prej 40 vitesh shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja LDK – LVV, reagon Meta, heshtë Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *