Truri i shqiptarëve është duke u dhunuar – pavarësia mendore e shqiptarëve nuk egziston, ajo është nën okupim.

Gëzim Mekuli

Kosova dhe Shqipëria duhet sa më parë të clirohen nga diktatura e opinionistëve dhe e analistëve. Le të shohim në TV sa më pak gazetarë të shitur, të cilët për 200 euro, janë në gjendje të propagandojnë, të shpifin dhe të gënjejnë popullin me « të vërtetën » e tyre, të sajuar nga pronarë mediash të pista, si dhe nga pushtetarë e ambasadorë të korruptuar.
.
Prishtina dhe Tirana intelektuale, studentët dhe rinia duhet të hedhin në koshin e plehrave shumë udhëheqës të emisononeve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga klanet mafioze proserbe. Janë këta analistë që mbahen gjallë nga grupet e ndryshme të interesit, të cilët po e gënjjenë, dhe po e fusin në panikë (kolektive) kombin shqiptar me thashethemet e me luftën e tyre speciale, që të kujton Paktin e Varshavës dhe TANJUG-un jugosllav.

Media e Re duhet të krijojë hapësirë, dhe duhet të gjejë kohë, për debatet me mundësi për arsyetime e argumentime të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare.

Lexo po ashtu:  Rexhep Qosja kritikon opozitën kundërdemokratike të Kosovës

Më shumë debat për media në media të pavarura. Është koha e fundit që gazetarët idealistë, të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë, gjithashtu, kritik ndaj gazetarëve të shitur e hajdut të ardhmërisë së shtetit.

Edhe hapsira publike norvegjeze, edhe kombi norvegjez, sikur të ishte i okupuar nga këta “analistë, “opinionistë” e moderatorë të tillë televiziv, siq i kanë shqiptarët sot në Prishtinë e në Tiranë, do të ishte frikësuar, panikosur e trullosur, lëre më kombi shqiptar, i cili për shekuj nuk arriti dot të krijoj eliten e saj të pasur intelektuale, por gjithnjë duke ushqyer eliten e pasur katundare e analfabete të shekullit XIX, ku kjo elitë e pasur analfabetësh, fatkeqësisht, është duke mbizotëruar në media, në “Public Relation” e në Diplomacinë publike.

Pa u cliruar nga mediat e korruptuara propagandistike e nga kjo “elitë”, nuk ka liri, nuk ka kritikë, s’k siguri, e as ardhmëri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *