Turk, Elhamdulila

Turku me shpatë ka pre-
Evropa dridhet, ushton..
Në Kosovë luftuem dhe ne
Liri, kush s’të don?!

Me shpatë, me zjarm sundoi-
Me shekuj liri s’kemi pa.
Tirani mbi ne gërmoi:
Ja turku, elhamdulila!

Fenë me kombësi e njisoi,
Muslim e turk- s’ka da.
Deshti edhe emnin t’na harroi:
– Je turk, elhamdulila!

Dhe gjuhën tonë e ndaloi,
Kush turqisht s’flet fe s’ka.
Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:
– Je turk, elhamdulila!

Je turk, je Turk!- kanë shti
Shqiptarin me shekuj, pa da,
e nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, elhamdulila!

Po, s’jemi turq, nuk jemi!
Jo kurr’! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë dhe t’parët i kemi.
Feja prej kombit s’na ndanë!

Jo , s’jemi turq! Po turqit,
Popullin puntor i duem!
Mbas ditëve t’gjakut e territ
do të ecim- të përqafuem!!

Esat Mekuli, (1954)

Lexo po ashtu:  “Ismajl Qemali”, poezia emocionuese e Naim Frashërit që të gjithë duhet ta lexojnë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *