Mediat turke shkruajnë se kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është turk me origjinë. Otoman më saktë. Me një pamje që të krijon përshtypjen e një njeriu 100% sakson, origjina turke e Johnson, i shtohet elementëve të tjerë të karakterit të tij që provokojnë debate.

Në një shkrim të vetin, gazeta turke, “Hurriyet” sqaron se stërgjyshi i Johnson quhej Ali Kemal, ishte një gazetar dhe për tre muaj ministër i Brendshëm në qeevrinë e Damat Ferit Pashës. Kemal jetoi në Europë, në azil gjatë viteve të luftës për pavarësi pasi ishte një filomonarkist i bindur.  Më vonë Kemal e quajti veten Ëilfred Johnson ndërkohë që gjyshja e kryeministrit të tanishëm vjen nga linja e mbretit Xhorxh II.

Këtë fakt e ka vënë në dukje edhe Associated Press duke kujtuar edhe njëherë se Europa mbetet vendi ku kombet konkurojnë për histori duke mos arritur të bëjnë një histori të përbashkët.

Lexo po ashtu:  Nëse keni qen në shtëpi, kujdes ku e mbani çokollatën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *