Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është infektuar me coronavirus. Ajo po qëndron në izolim dhe nuk e ka kryesuar mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Lajmi për infektimin e Valdeted Dakës ka nxitur reagime të shumta të atyre që i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë nga Covid-19.
Por, përkundër kësaj ka pasur edhe komente të shumta negative, e madje disa edhe ia kanë dëshiruar vdekjen kryetares së KQZ-së.
“Ishalla po cofë” – ishin disa nga komentet çnjerëzore në lajmin që u publikuan për infektimin e Valdete Dakës.
Disa nga ta e kanë ndërlidhur rastin e infektimit edhe me procesin e numërimit të votave.