Rusia dhe Turqia kanë shtyrë bisedimet në nivel ministror, të cilat duhej të përqendroheshin në luftën në Libi dhe Siri, ku dy shtetet përkrahin palët kundërshtuese në konfliktet që janë duke ndodhur qe një kohë të gjatë, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, vendosën të shtyjnë negociatat gjatë një bisede me telefon sot, të dielën, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

“Bisedat do të vazhdojnë në mes të zëvendësministrave në periudhën e ardhshme. Ndërsa bisedat në nivel të ministrave do të mbahen në ndonjë datë dikur në të ardhmen”, tha Ministria e Turqisë në një deklaratë.

Lavrov dhe Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, kanë pasur në plan vizitën në Stamboll për këto biseda. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet do të mbahen në datën kur ministrat të takohen.

OKB-ja tha këtë javë se palët në konflikt kanë nisur bisedimet e reja për armëpushim në Libi, ku Ankara e përkrahë Qeverinë për Bashkim Kombëtar (GNA) të pranuar ndërkombëtarësht, forcat e të cilëve kanë shtypur një sulm në Tripoli nga Ushtria Kombëtare e Libisë.

Lexo po ashtu:  Fashisti Vuciq, tani, sulmon edhe Amerikën pas sanksioneve ndaj shefit të BIA-s serbe: Kokaina nuk u gjet në zyrën e Vulin, por në Shtëpinë e bardhë

Moska, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, e përkrahin Ushtrinë Kombëtare të Libisë në këtë konflikt i cili është duke ndodhur qe një kohë të gjatë, transmeton KOHA.

Në Siri, Rusia përkrahë forcat e presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa Turqia përkrahë luftëtarët e opozitës.

Edhe pse një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia mundësoi armëpushimin i cili ndaloi luftimet në Idlib, veriperëndim të Sirisë, sulmet ajrore sërish kanë goditur rajonin javën që shkoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *