Turqia nuk i është bashkuar Perëndimit lidhur me bllokimin e hapësirës ajrore me Rusinë, si një formë sanksioni ndaj Moskës pas vendimit për të pushtuar Ukrainën. Turqia nuk e ka bllokuar hapësirën e saj ajrore për Turqinë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

“Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet që vendosin këto sanksione (ndaj Rusisë) dhe qytetarëve të tyre, që kjo hapësirë ​​ajrore të jetë e hapur…si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë humanitar,” tha Mevlut Cavusoglu pas një takimi të lartë me diplomatët e NATO-s. Kryediplomati turk u vetëofrua që Turqia të organizonte një takim mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Falet Fitër Bajrami, Tërnava: E dhimbshme ky namaz pa xhemat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *