Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, gjatë vizitës në Prishtinë konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe NATO.

Ne përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, mirëqenia dhe siguria në Ballkan çështje me rëndësi të madhe për ne”, theksoi ai.

Turqia ka marrë drejtimin e KFOR-it dhe Guler premoi realizimin e kësaj detyre me neutralitet.

“Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë’, u shpreh ministri Guler.

Lexo po ashtu:  Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, ka hedhur kritika ndaj akademikëve të LDK-së - Agim Veliun e quan “ahmak” e “tromak”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *