Dy televizone informative, që kanë në siglën e tyre emra të mëdhej ndërkombëtarë, kanë shpallur njëri pas tjetrit vendimin për të mos transmetuar në ekranet e tyre materialet propagandistike nga spitalet Covid 19, që u çon në redaksi Edi Rama.

Së pari, A2 CNN, me një kronikë sa parimore në thelb, po aq edhe patetike në formë, ka njoftuar shikuesit se nuk do ti gënjente ata me ato imazhe dhe me atë muzikë “që vjen era propagandë”.⇓

Fill pas tij edhe në Euronews, jo vetëm morën vendimin se ato materiale të servirura nga ERTV ishin një kundërshtim me informimin e ndershëm të publikut, por e pyetën drejtpërdrejt kryeministrin se përse nuk lejoheshin mediat ta kryenin vetë ndëmjetësin mes debatit që bëhej në vend dhe të vërtetës që i përcillet teleshikuesve. ⇓

Këto vendime redaksionale, ndonëse në kushte normale do të konsideroheshin një e drejtë elementare e secilit televizion, përbëjnë një akt që duhet mbajtur shënim, në sfondin e përmbytjes me gënjeshtra që qeveria i bën mjedisit mediatik.

Lexo po ashtu:  Reagim kundër konkursit për 15 punësime të reja në RTK

Kronikat e bajate të ERTV ishin të patransmetueshme në çdo pikpamje.

E para se ato binin ndesh edhe me vetë pohimet e disa mjekëve me personalitet që punojnë përditë në spitale dhe që dëshmojnë për një pasqyrë krejt të ndryshme.

E dyta sepse nuk ka sens që ekrani privat i kryeministrit, pra e njeriut që u ka në dorë pagën dhe vendin e punës, të bëjë sikur “interviston” vartësit e tij, të cilët nuk e kanë luksin të belbëzojnë as ndonjë vërejtje kozmetike.

E treta dhe më kryesorja se ato filmime aq ordinere, sa nuk vinin as era ramizëm, por dukeshin më shumë sikur qenë gatuar në kuzhinën bajate të bashkisë, ishin demostrimi brutal i një mendësie: Asaj të kryeministrit tonë për të qenë edhe lojtar edhe arbitër.
Edhe pushtet ekzekutiv edhe pushtet i katërt. Kur reporterja e Euroneës e pyeti direkt shefin e qeverisë se përse nuk lejoheshin mediat ta prekinin vetë nga afër gjendjen (shiko kronikën lart) ai u përgjigj se ato materiale ishin përgatitur si përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës se spitalet tona nuk kishin më kapacitete.

Lexo po ashtu:  Kur rrjetet sociale bëhen burg: Çlirimi nga rrjetet sociale që vjen nga Australia

Pra në mendësinë e Ramës, kur dikush ngre një problem apo e akuzon për diçka, të vërtetën nuk duhet ta vendosë një entitet i panashëm, një gjykatës i pavarur, por ai vetë që në këtë debat publik është thjeshtë një palë.

Këtë mani të rilindjes për të imponuar se mes të “vërtetave alternative” vetëm ajo që thotë qeveria ka vlerë, e kanë fshikulluar prej kohësh edhe të gjitha organizatat prestigjoze të lirisë së shtypit dhe të mediave.

Pikërisht për këtë, akti demostrativ, jo vetëm për të mos i publikuar këto kronika propagandistike, por edhe për të mbajtur qëndrim të hapur kundër tyre, është një hap i ndrojtur përpara. Si i tillë ai duhet përshëndetur sipas mendësisë së vjetër “më mirë vonë se kurrë”.

Por, thënë këtë ai hap edhe një parantezë.

Fillimisht, vetë këto televizione, pasi kanë mbajtur këtë qëndrim nuk e kanë më luksin të bëjnë hapa pas. Dhe pastaj, as konkurentët e tyre në treg, nuk mund të sillen ndryshe sepse në të kundëer do të mernnin mbi vete etiketën e autoparlantit të propagandës.

Lexo po ashtu:  Kundërpërgjigje e Sindikatës ndaj reagimit të drejtorit gjeneral të RTK-së - Z Kastrati, bëjeni publike, cilat masa janë marrë ndaj udhëheqësit të Medieve online Mentor Shala, i cili vetëm pak kohë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të fundit kishte shkruar :Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje ?!

Çdo rikthim në praktikën e turpshme të publikimit me kasta të gënjeshtrave të qeverisë, jo vetëm do ta zhvlerësonte atë që bënë këto ditë A2 CNN dhe Euroneës, por ai do dëshmonte se censurimi i pamjeve idilike nga spitalet Covid, kishte lidhje me gjithçka tjetër, përpos parimeve gazetareske dhe merakut për informimin e ndershëm të publikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *