Twitter bllokoi pa asnjë shpjegim të enjten llogaritë e dhjetëra gazetarëve të njohur amerikanë nga kompanitë më të mëdha mediatike, në një lëvizje që mendohet se ka për qëllim të tregojë autoritetin e Elon Musk mbi platformën që bleu së fundmi.

Mes gazetarëve më në zë që rrjeti social bllokoi pa njoftuar ishin Donie O’Sullivan nga CNN, Ryan Mac i NYT, Drew Harwell nga “The Washington Post” si dhe raporterë të tjerë që kanë sulmuar së fundmi Elon Musk.

Asnjë prej drejtuesve të lartë të platformës nuk është përgjigjur për këtë lëvizje të papritur dhe madje as Elon Musk se përse u mor ky vendim për të ndaluar gazetarët.

Pak para pezullimit, O’Sullivan raportoi në Twitter se kompania e mediave sociale kishte bllokuar llogarinë e një shërbimi konkurrues të mediave sociale në zhvillim, Mastodon, i cili ka lejuar postimet nga llogaria @ElonJet, e cila postonte vendndodhjen e përditësuar të avionit privat të Musk./A2CNN

Lexo po ashtu:  NYT, 1913: Pse e krijoi Austria Mbretërinë e Shqipërisë, sot në pritje të një Princi dhe me kryeqytet Elbasanin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *