Çdo regjistrim zgjat vetëm 140 sekonda. Nëse kaloni këtë limit një cicërimë tjetër audio do të krijohet duke nisur kështu një grup cicërimash Twitter Thread.

Twitter ka lançuar opsionin për të regjistruar audio dhe bashkëngjitur ato në cicërimat tuaja. Opsioni është fillimisht i disponueshëm për prëdoruesit e iOS në një numër të kufizuar përdoruesish.

Rrjeti social i mikroblogimit tha se nganjëherë as 240 karaktere nuk mjaftojnë për ti dhënë disa nuanca bashkëbisedimi cicërimave të Twitter.

Nëse jeni prej atyre që keni fituar akses do të vini re një ikonë të re në formë vale ngjitur me ikonën e kamerës ndërsa shkruani një cicërimë. Duke klikuar mbi të një buton i kuq regjistrimi do të shfaqet në fund të ekranit të cilin duhet ta shtypni për të regjistruar.

Çdo regjistrim zgjat vetëm 140 sekonda. Nëse kaloni këtë limit një cicërimë tjetër audio do të krijohet duke nisur kështu një grup cicërimash Twitter Thread.

Regjistrimet mund të shtohen vetëm në cicërimat që krijoni dhe jo në replika apo ri-cicërima me një koment. Gjithashtu kur regjistroni një klip audio fotoja juaj e profili do ti shtohet cicërimës.

Cicërimat audio mund të përbëjnë një sfidë të re moderimi në Twitter.

Lexo po ashtu:  Sistemi operativ Linux që është një kopje e gjallë e Windows 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *