Udhëheqësi katalan Carles Puigdemont pasi u lirua nga burgu ku po mbahej, në ishullin italian të Sardenjës, ka premtuar se do e vijojë lëvizjen e tij deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, për pavarësinë e Katalonjës.

Kujtojmë se para 4 vitesh ai u përpoq të organizonte një referendum për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.

Zoti Puigdemont u arrestua nga autoritetet italiane të enjten, por u lirua një ditë më pas në pritje të një seance ekstradimi më 4 tetor. Udhëheqësi katalan kishte shkuar në Sardenjë për të marrë pjesë në një ngjarje kulturore katalane në Alghero, kryeqyteti i Sardenjës.

Katër vite pas largimit nga Spanja, ish-presidenti katalan Carles Puigdemont u ndalua nga policia italiane në ishullin e Sardenjës, për shkak të një referendumi për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja. Ai u lirua në pritje të një seance lidhur me ekstradimin e tij në Spanjë.

“Jam mësuar të përndiqem nga Spanja, por fundi është gjithmonë i njëjtë: jam i lirë dhe do të vazhdoj betejën”, tha zoti Puigdemont ndërsa u prit me brohorima dhe thirrje nga të pranishmit në aktivitetin kulturor katalanas në Sardenjë.

Lexo po ashtu:  Dritëro Agolli – PLESHTI (Poemë satirike)

Sardenja ka rrënjë të forta kulturore katalane si dhe në lëvizjen e saj për pavarësi. Rreth 20% e banorëve të kryeqytetit Alghero të Sardenjës flasin një dialekt që rrjedh nga gjuha katalane dhe njihet si nga qeveria qendrore italiane ashtu edhe nga qeveria e Sardenjës.

Zoti Puigdemont dhe një numër kolegësh të tij separatistë u vendosën në Belgjikë në tetor të vitit 2017, nga frika e arrestimit pas mbajtjes së një referendumi për pavarësinë e Katalonjës, për të cilin gjykatat dhe qeveria spanjolle thanë se ishte i paligjshëm.

Megjithëse zoti Puigdemont ka një vend në Parlamentin Evropian, legjislatura i ka hequr atij imunitetin parlamentar.

Zoti Puigdemont ishte i ftuar të merrte pjesë në një ngjarje kulturore katalane dhe një takim me simpatizantët që kërkojnë pavarësinë e Sardenjës. Gjyqtari që autorizoi lirimin e tij vendosi që zoti Puigdemont ishte i lirë të udhëtonte pa kufizime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *