“E kam bërë shumë shpesh vajtje-ardhje, duke rrezikuar jetën time për të ardhur këtu, duke kaluar Shqipërinë nëpër male. Jam fshehur në një kamion, kam ardhur në Itali dhe jam rikthyer në Ancona”.

Kjo është deklarata e rekordmenit shqiptar të dëbimeve në Itali. 36-vjeçari Emiljano Fejzo ka thyer heshtjen dhe ka folur më një program televiziv të quajtur “Drito e Rovescio”. I riu shqiptar është arrestuar sërish dhe është në pritje të depërtimit për herë të 14-të. Rekord e quajnë mediat italiane këtë shifër.

Përballë gazetarit Francesco Selvi, Fejzo tregoi se pse rikthehet në Itali sa herë që e dëbojnë. Madje në fund ka një kërkesë për ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Nuk mund t’jua them se si kam hyrë ilegalisht, por gjithmonë kam rrezikuar jetën. Kam kaluar male i vetëm kur kishte arinj, jam fshehur në një kamion dhe arrita në Ancona. Kthehem gjithmonë sepse e dua shumë partneren time, e cila është e sëmurë me Parkinson, nuk ecën dhe ka nevojë për kujdes mjekësor. Nëse duan të më ndihmojnë përse nuk më japin një punë? Kur kam qenë i ri kam tentuar të grabis, por tani nuk bëj asgjë të keqe. U premtoj të gjithëve se nuk do të bëj asgjë. I kërkoj Salvinit që të më japë dokumentet dhe të më gjejë një punë si gjithë të tjerëve”, është shprehur Fejzo, percjell abcnews.

Lexo po ashtu:  Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij - "Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Janë disa prefektura në Itali që kanë dekretuar dëbimin e të riut shqiptar. Përpara Reggio Emilia-s, dëbimin e Fejzos e firmosën Bologna dhe Treviso. Në disa raste kanë qenë vetë autoritetet që kanë bërë shoqërimin e tij fizik, duke kthyer shqiptarin në doganë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *