Nga themelimi i komitetit, gjatë vitit 2021 kemi zhvilluar së bashku hapa të rëndësishëm drejt mbrojtjes së vlerave dhe zhvillimit të master planit për Kompleksin Memorial, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së katërt të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Pas vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave dhe hartimit të planeve përkatëse, kemi filluar me ndërhyrjet emergjente për mënjanimin e rrezikut në ndërtesat në gjendje të keqe dhe kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve, tha kryeministri, duke shtuar se nga ky vit fokusi do të jetë në master planin për kompleksin memorial.

Duke folur për ecurinë e procesit të hartimit të planeve të ndërhyrjeve emergjente në kompleks, kryeministri foli për vizitat në kompleks në fillim të këtij viti. Ndërhyrjet emergjente në ndërtesën nr.4, në shtëpinë e Salë dhe Hamit Jasharit, kanë filluar në fund të dhjetorit 2021 dhe kanë përfunduar në mes të muajit mars 2022.

Ndërhyrjet me qëllim të konsolidimit të strukturave dhe mënjanimit të rrezikut të mëtejmë, do të vazhdojnë edhe në ndërtesat tjera, të cilët janë vlerësuar nga ekipet profesionale të institucioneve tona dhe të inxhinierëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Letra e Kurtit drejtuar BE-së për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Në mbledhjen e sotme u diskutua në hollësi për planin dinamik të punës, të zbërthyer në objektiva, aktivitetet në afat kohor, si dhe rezultatet e punës së Komisionit të Ekspertëve për periudhën janar – mars 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *