Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë biseduan me Presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden të Martën pasi ai siguroi se tranzicioni i pushtetit do të ndodhë siç ishte planifikuar në 20 Janar pavarësisht refuzimit të Donald Trump për të pranuar zgjedhjet.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha në Twitter se ai e përgëzoi Biden për fitoren e tij në zgjedhje. Mbështetja e Johnson për Brexit dhe marrëdhënia e ngrohtë me Presidentin Donald Trump kanë bërë që shumë demokratë të jenë të kujdesshëm, por ai megjithatë ishte ndër udhëheqësit e parë europianë që uroi Biden në një telefonatë.

“Unë pres që të forcojmë partneritetin midis vendeve tona dhe të punojmë me të në përparësitë tona të përbashkëta – nga trajtimi i ndryshimit të klimës, te promovimi i demokracisë dhe rimëkëmbjen nga pandemia,” shtoi ai.

Zyra e Johnson tha se të dy “diskutuan marrëdhëniet e ngushta dhe të gjata” midis dy vendeve dhe premtuan të forcojnë ato lidhje në fusha duke përfshirë tregtinë dhe sigurinë. Johnson ftoi Biden të marrë pjesë në samitin e ndryshimit të klimës COP26 në Glasgow nëntorin e ardhshëm dhe tha se mezi pret ta shihte atë në një samit të G-7 që Britania e Madhe pritet të presë në 2021.

Lexo po ashtu:  Kurti, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Nga ana tjetër e Kanalit, Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu zbuloi se ai e kishte uruar Biden për fitoren e tij gjatë një telefonate. “Ne do të kemi shumë për të bërë së bashku për të promovuar përparësitë e përbashkëta – klimën, shëndetin global, sigurinë ndërkombëtare – dhe veprimin efektiv shumëpalësh,” shtoi ai.

Macron fillimisht duket se kishte arritur një marrëdhënie të përzemërt me Trump, por marrëdhëniet u acaruan shpejt kur lideri amerikan vendosi të tërhiqte vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit 2015 për klimën dhe marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të Iranit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte gjithashtu midis udhëheqësve europianë që biseduan me Biden të martën. Zëdhënësi i saj tha në një deklaratë se ajo përgëzoi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre. “Kancelarja shprehu dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm në të ardhmen,” lexohet në deklaratë. “Kancelarja dhe Presidenti i zgjedhur ranë dakord që bashkëpunimi transatlantik është i një rëndësie të madhe në funksion të morisë së sfidave globale,” shtohet në të.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi, OBSH: S’ka emergjencë botërore

Merkel gjithashtu u duk se kishte një marrëdhënie disi të trazuar me Trump që dukej se nuk pranonte t’i jepte dorën gjatë takimit të tyre të parë në Zyrën Ovale. Një fotografi e saj duke u përpjekur të flasë me një Trump të mërzitur për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët të G7 gjithashtu u bë virale.

Por marrëdhënia e saj me pasardhësin e tij do të jetë jetëshkurtër pasi Merkel do të tërhiqet vitin e ardhshëm.

Telefonatat transatlantike të martën vijnë ndërsa Trump vazhdon të refuzojë t’i pranojë zgjedhjet dhe fitoren e Biden dhe vijon të pretendojë mashtrim të gjerë zgjedhor. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili foli për gazetarët për herë të parë të martën që nga fitorja e tij e zgjedhjeve të Shtunën, e përshkroi dështimin e Trump për të njohur humbjen e tij si një “siklet”.

Kjo ishte kritika më e mprehtë akoma nga presidenti i ardhshëm në detyrë, pasi ekipi i Trump nuk ka pranuar të fillojë zyrtarisht përgatitjet për tranzicionin.

Presidenti demokrat parashikoi që “kjo nuk do të ndihmojë trashëgiminë e presidentit” dhe tha se pavarësisht nga veprimet e administratës Trump, planifikimi i tij për të marrë pushtetin në 20 janar po vazhdon siç është projektuar. (Euronews)

Lexo po ashtu:  Një serb i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, arrestohet në Hungari – pritet të ekstradohet në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *