Mbërrita në adresën e kërkuar. Pasi parkova makinën u afrova dhe trokita në derën te e cila isha adresuar.
“Vetëm një minutë”, – u përgjigj një zë i brishtë. Nga pas derës mund të dëgjoja diçka duke u zvarritur nëpër dysheme. Pas një pauze të gjatë, dera u hap. Një grua e vogël në të 90-at e saj qëndronte para meje. Në njërën anë mbante një valixhe të vogël. Apartamenti dukej sikur askush nuk kishte jetuar në të për vite me rradhë. Të gjitha mobiliet ishin të mbuluara me fletë. 
“A do të ma çoni çantën në makinë?”- pyeti ajo. Mora valixhen në taksi, pastaj u ktheva për të ndihmuar gruan. Ajo më kapi krahun dhe ecëm ngadalë drejt sediles duke më falenderuar për mirësinë time. 
“Nuk është asgjë”,- i thashë. “Unë përpiqem t’i trajtoj pasagjerët e mi ashtu siç do të dëshiroja që nëna ime të trajtohej”. 
“Oh, ti je një djalë kaq i mirë”,- tha ajo.
Kur hipëm në taksi, ajo më dha një adresë dhe pastaj më pyeti: 
“A mund të kalosh nëpër qendrën e qytetit?”
“Nuk është rruga më e shkurtër”,- u përgjigja me shpejtësi.
“Oh, nuk më intereson,” – tha ajo. 
“Nuk e kam me nxitim. Jam duke u kthyer për në azil”. 
Pashë në pasqyrën e pasme. Sytë e saj shkëlqenin. 
“Nuk më ka mbetur askush nga familja”, – vazhdoi ajo me një zë të butë. 
“Mjeku thotë se nuk kam shumë kohë.” 
Unë në heshtje mbylla taksi-metrin.
“Nga cila anë do të kalojmë?”- e pyeta. 
Për dy orët e ardhshme, ne udhëtuam nëpër qytet. Më tregoi ndërtesën ku dikur kishte punuar. Kemi udhëtuar nëpër lagjen ku ajo dhe burri i saj kishin jetuar kur ishin të porsamartuar. Më tregoi një depo mobiljesh që dikur kishte qenë një sallë vallëzimi ku ajo kishte shkuar shpesh kur ishte e re. Ndonjëherë ajo më kërkonte të ndaloja para një ndërtese ose këndi të caktuar dhe qëndronim në errësirën e natës duke mos thënë asgjë.
Sapo rrezja e parë e diellit u duk në horizont, ajo papritmas tha: 
“Unë jam e lodhur. Le të shkojmë tani“. 
Në heshtje kemi shkuar në adresën që më kishte dhënë. Ishte një ndërtesë e ulët, si një shtëpi e vogël, me një rrugë me pemë. Dy infermierë dolëm dhe iu afruan. Ata ishin të kujdesshëm dhe shikonin çdo lëvizje të saj. 
Mora valixhen dhe u drejtova drejt derës. Gruaja ishte ulur tashmë në karrocë.
“Sa të detyrohem?” -pyeti ajo duke kërkuar në çantën e saj. 
“Asgjë”,- i thashë. 
“Ti duhet të sigurosh jetesën”,- u përgjigj ajo. 
“Ka pasagjerë të tjerë”, – iu përgjigja. Pothuajse pa menduar, u përkula dhe i dhashë një përqafim. Ajo më mbajti fort. 
“Ju i dhatë një gruaje të vjetër një moment të vogël gëzimi”, – tha ajo – “faleminderit.”
I shtrëngova dorën dhe pastaj eca nën dritën e zbehtë të mëngjesit.
Pas meje, mbeti një derë e mbyllur dhe tingulli i mbylljes së një jete. Po sikur kjo grua të kishte marrë një shofer të zemëruar apo të paduruar për t’i dhënë fund udhëtimit? Po sikur unë të kisha refuzuar të udhëtoja më të nëpër qytet, ose ta kisha çuar drejt e në destinacion? 

Lexo po ashtu:  Letra e një nëne! Biri Im, më harrove, kam qenë shërbëtorja jote, Sot jetoj e vetme, ndërsa ti…

Në një shqyrtim të shpejtë, unë nuk mendova se kam bërë ndonjë gjë të rëndësishme. Ne mendojmë se jeta jonë rrotullohet rreth momenteve të mëdha. Për ne momente të mëdha janë ato që konsiderohen nga shumica si të tilla. Por shpesh momentet e mëdha na kapin të pavetëdijshëm – të mbështjellë bukur në atë që të tjerët mund ta konsiderojnë moment të vogël. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *