Ujërat termale të Bënjës, rreth 13 km larg qytetit të Përmetit, gjatë këtij viti shënuan një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “Ujërat termale të Bënjës (Monument Natyre) u vizituan nga rreth 58 000 vizitorë vendas dhe të huaj në periudhën janar–shtator”.

Sipas AKZM, Bënja, pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” vazhdon të kryesojë listën, si një prej destinacioneve natyrore më të kërkuara në qarkun e Gjirokastrës dhe të Përmetit.

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër gjatë gjithë sezonit veror, por jo vetëm, kanë qenë aty për të dhënë informacion dhe mbështetje për vizitorët.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme, në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajtimet e lëkurës.

Lexo po ashtu:  Publikohen pjesë nga e-mailet hyrëse në adresën zyrtare elektronike të kryeministrit

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *