Problemi i ujit në Francë, por edhe në Spanjë apo Itali ka mbërritur tashmë në një pikë që kërkon menaxhim policor. Mediat raportojnë për konflikte serioze mes fermerëve dhe ambientalistëve që kundërshtojnë mbjelljen e kulturave që kërkojnë shumë ujë si misri.

Protestat e muajit mars në rezervuarin e Sainte Soline shkaktuan qindra të plagosur dhe fermerët kanë vendosur të ruajnë në mënyrë informale burimin e tyre. Nga ana e vet, ambientalistët thonë se ngrohja globale po jep shpenja të qarta dhe uji ka për t’u shndërruar në lëndë të parë krizash.

Në Francë ky problem lidhet edhe me faktin se bujqësia konsumon 45% të të gjithë vëllimit të ujit të përdorur.

Lexo po ashtu:  Një natë pa gjumë - nga Migjeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *